Shpërthen Ndue Mujeci, tripletë në Letoni

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Ndue Mujeci nuk ndalet në Letoni me ekipin e tij Ventspils, teksa është kthyer në sulmuesi kryesor të skuadrës së tij. Sulmuesi shkodran ka shënuar një tripletë në ndeshjen qe Ventspils luajti përballë ekipit të FS Metta. Mujeci ka qënë i papërmbajtshëm teksa ishte njeriu kryesor në fitoren që arriti ekipi i tij. Ndeshja nisi menjëherë me gol pasi në minutën e 9′ sulmuesi shqiptar do të zhbllokonte rezultatin pas një topi të marrë brenda zonës.
image
Në minutën e 35′ Mujeci do të shënonte sërisht duke mbyllur pjesën e parë ke rezultatin 2-0 dhe duke mbyllur praktikisht takimin. Në fundin e pjesës së dytë ka patur kohë edhe për një tjetër gol të sulmuesit shkodran. Ai ka shënuar në minutën e 89′ golin e tretë për Ventspils duke vulors takimin në 3-0, dhe duke i dhënë një fitore spektakolare teksa tashmë pretenton edhe këpucën e artë në Letoni teksa deri tani ka shënuar 8 gola këtë sezon.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.