Shpërthen Noka: Duka si “Ali Baba me 40 hajdutë”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kategoria e parë / Pasi Besëlidhja nuk arriti dot të sigurojë ngjitjen në Superiore, Gjok Noka filloj sulmet ndaj FSHF-së dhe kreut të saj, Armand Duke. Presidenti i skuadrë lezhjane është i acaruar pas barazimit me Kamzën, që i dha kësaj të fundit të drejtën për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar.

Kur kanë kaluar dy ditë nga ajo ndeshje, Noka vijon me akzuzat se FSHF favorizoi Kamzën dhe penalizoi Besëlidhjen në këtë garë, që sipas tij është e pandershme. Në një prononcim për “Panorama Sport”, numri një i klubit lezhjan nuk ngurroi ta quante Dukën edhe “Ali Baba me 40 hajdutë”. Ja deklarata e fortë e Nokës:

“Armand Duka si ‘Ali Baba me 40 hajdutët’ bashkë me familjen e tij të arbitrave po i tejkalojnë limitet e vjedhjes duke shkatërruar totalisht futbollin shqiptar. Ky është një turp! E pa e gjithë Shqipëria se me çfarë pisllëku Kamza u fut në Superiore. Që në fillim të sezonit Kamza ka fituar ndeshje në këtë mënyrë duke u ndihmuar nga arbitra “pastrues” të Dukës, por jo vetëm Kamza por edhe më gjerë. Këtu Duka ia arriti qëllimit që të grumbullojë tre skuadra të besuara për t’i patur më pas për ndeshje të “caktuara” nga ana e tij”, kanë qenë fjalët e Nokës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.