Shpërthen Vasil Ruci: Nuk mund ta nëpërkëmbni Flamurtarin, do bllokojmë rrugën…

0
SHPËRNDAJE

Flamurtari / Vasil Ruci, ish-lojtari i njohur i Flamurtarit, mendon se ndaj Flamurtarit po bëhet padrejtësi nga Federata dhe në një intervistë të dhënë në “Panorama Sport”, ai është shprehur se tifozët duhet të bllokojnë rrugën nacionale.

“U bëj thirrje gjithë tifozëve të Flamurtarit të bllokojnë rrugën nacionale. Ose të shikohet me drejtësi çështja e Flamurtarit, ose nuk ka qetësi. Ata tifozë që e duan ekipin të bllokojnë rrugën, që të mos hyjë asnjë në Vlorë. Ky nuk është futboll”.

“Kjo është hakmarrje. Vjen një arbitër nga Lezha që ka komshi Laçin për të arbitruar në Vlorë. Mohohet një penallti e pastër, arbitrohet në mënyrë skandaloze. Faulli nga i cili Skënderbeu bën gol nuk ekziston”, shton Ruci, që denoncon raste penalltish edhe me Teutën e Laçin, si dhe ka ankesa për golin e fitores së Vllaznisë në Shkodër.

Gjithsesi ai thekson se Flamurtari nuk bie nga kategoria: “Flamurtari nuk del nga kategoria. Është ekip pa dhunë, që respekton rregullat. Nuk ëshët Flamurtari ekip fshati që të vijë ta nëpërkëmbë një njeri”.

“Heqja e pikëve është e jashtëligjshme. Është si gjyqi i Gjokës, që e ka firmosur dikush tjetër dhe e paguajmë ne. Do kthehen pikët. Kush është ai që i heq”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.