Shpërthimi i Grezdës në Kroaci dhe ofertat e shumta në drejtim të tij

0
SHPËRNDAJE

Djaloshi i artë nga Kosova ka shpërthyer në futbollin kroat me golat dhe asistimet e tij duke e udhëhequr Lokomotivën e Zagrebit drejt objektivave.

Eros Grezda
Eros Grezda

Në një intervistë për Telegrafin, Erosi flet për formën e tij të mirë, golat, ofertat si dhe të ardhmen.

“Jam shumë i kënaqur me formën time momentale, pasi kjo ka ardhur falë punës së madhe që kamë bërë”, shprehet fillimisht Grezda për Telegrafin.

Tetë gola dhe katër asistime, a i ke pritur? “Nëse do të më thoshte dikush në fillim se do të arrija këto shifra do të isha shumë i kënaqur, por tani nuk kënaqem me kaq, pasi dua që të vazhdojë në këtë mënyrë dhe të shënoi dhe asistoi edhe më shumë për t’i ndihmuar skuadrës”, vazhdon tutje Grezda.

Por sigurisht që golat dhe asistimet e tij i kanë rënë në sy edhe skuadrave më të mëdha kroate si Dinamo Zagreb dhe Hajduk Split.

Por jo vetëm, pasi 20-vjeçari ka oferta edhe nga kampionate tjera të rëndësishme si Gjermania, Zvicra, Turqia dhe Belgjika.

“Menaxheri më ka njoftuar se në Kroaci, Dinamo dhe Hajduku kanë shfaqur interesim për mua, por tani jam te Lokomotiva”.

“Kamë disa opsione edhe në Gjermani, dy skuadra të mëdha nga Zvicra, një ekip i madh në Turqi dhe dy tjera në Belgjikë”.

“Për mua me rëndësi është të mos kem lëndime dhe të vazhdojë me këtë formë deri në fund të stinorit pastaj mund edhe të shtohen opsionet”, thotë Grezda.
Erosii(2)

Në fund Erosi flet edhe për objektivat personale dhe me klubin e tij Lokomotiva e Zagrebit, që ka për synim pozitën tre ose katër në Kroaci.

“Pas fitores së djeshme jemi në pozitën e katërt që na dërgon në Ligën e Evropës. Qëllimi ynë është të zëmë njërën nga pozitat tre dhe katër. Gjithçka është në dorën tonë dhe besoj se në fund do t’ia dalim të marrim pjesë në garat evropiane”.

“Sa i përket objektivave personale dua vetëm të vazhdojë të shënoj dhe asistoj por nuk kam caktuar numra. Kam raste të mira në ndeshje dhe shpresoj t’i konkretizoj sa më shumë”, tha Grezda për Telegrafin.

Erosi luan si mesfushor i krahut të djathë, ndërsa ai ka kontratë me Lokomotivën deri në qershor të vitit 2019.

Vetëm një vit më parë djaloshi vlerësohej 100 mijë euro, por tani për ta lënë të lirë Lokomotiva kërkon rreth katër milionë euro. /Telegrafi/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.