Shpirti i Flamurtarit!

0
SHPËRNDAJE

Skuadra e Flamurtarit ditën e mërkurë ndaj Partizanit tregoi një shpirtë të lartë gare, sidomos në pjesën e dytë. Kuqezinjtë kanë dominuar ndeshjen fraksionin e dytë duke treguar se janë një skuadër me karakter. Në fakt ka ndikuar edhe gjendja e mirë psikologjike pas marrjes së disa pagave njëherësh. Por edhe pa rroga Flamurtari ka qenë gjithnjë një skuadër me grintë të admirueshme.Por vec anës së përkushtimit, duhet vënë në dukje edhe gjendja e mirë fizike dhe puna e mirë e trajnerit Gugash Magani, gjatë muajve të verës, e pasuar nga një punë tepër e saktë dhe voluminoze e trajnerit aktual Gentian Mezani. Nëse Flamurtari vazhdon këto performanca do të jetë e vështirë për cdo skuadër pretendente të marrë fitore me këtë skuadër. Mbase klasfikimi i Flamurtarit gënjen, pasi me lojën e treguar vlonjatët meritojnë të qëndrojnë më lartë. Problemet e kaluara me pagat e vonuara normalisht që kanë ndikuar në ecurinë e skuadrës, ku edhe trajneri Magani u largua nga stoli kuqezi pikërisht për këtë ndodhi./Minuta90.com

S'KA KOMENTE

Comments are closed.