Shpresa është e “çmendur” ndaj Hungarisë

0
SHPËRNDAJE

Shqipëri U21 – Hungari U21 2-1

Shënues: Manaj 69′, Prenga 79′ / Gera 55′

imageShqipëri U21: Strakosha, Lulaj, Rrahmani, Prenga, Hoxhallari, Bare, Laçi, Çekiçi, Durmishaj, Latifi, Manaj. Trajner: Redi Jupi

Hungari U21: Nagy, Hangya, Bobal, Vida, Gera, Kalmar, Kecskes, Cseke, Zsoter, Baloghm Bese. Trajner: Robert Kilin

Shqipëria U21/ Pas zhgënjimin që skuadra jonë Shpresa dha me Greqinë pas asaj paraqitje disi negative. Ekipi i drejtuar nga Redi Jupi ka shkëlqyer në ndeshjen ndaj Hungarisë U21 duke e fituar takimin me rezultatin 2-1. Pas një pjese të parë pa gola, në të dytën ka shpërthyer gjithçka. Ka qenë një përmbysje e djemve kuqezi të cilët u gjendën ne disavantazh në minutën e 55′ pasi Gera për miqtë e dërgoi topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin Hungarisë. 0-1, por djemtë e Jupit reaguan mjaft mirë duke treguar “dhëmbët” ndaj kundërshtarëve. Në minutën e 69′ është Rey Manaj që do të gjente golin e barazimit. Sulmuesi kuqezi do të shfrytëzonte mjaft mirë një asist të Latifit duke mos falur para portës. 1-1 dhe gjithçka rifillon nga e para.

imageLoja dominohet nga Shqipëria që tregohet më e vendosur se rivalët për t’a fituar takimin. Pas shumë mundimesh, brënda 10 minutash nga goli i parë, do të vinte edhe goli i avantazhit. Është sërish Latifi që lëviz bukur nga e majta dhe aty fut një krosim në zonë duke gjetur Herdi Prengën që tregohet një “bomber” i vërtetë duke e dërguar topin në rrjetë. 2-1 dhe ka festë në “Elbasan Arena”. Deri në përfundim të ndeshjes rezultati nuk do të ndryshonte teksa Shpresat marrin një fitore tepër të çmuar duke treguar edhe forcë karakteri. Me këtë fitore skuadra e Redi Jupit vazhdon të mbajë vendin e dytë, por me disa ndeshja më shumë se kundërshtarët për këtë vend.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.