Shpresat barazojnë Izraelin më 10 lojtarë

0
SHPËRNDAJE

Shqipëria U21 – Izrael U21 1-1

Shënues: Çekiçi 82’/ Hugy 29′

Kartona të verdhë: Lulaj 42′, Hoxhallari 85’/ Abaid 49′, Kinda 59′, Twito 83′, Reichert 85′
Karton i Kuq: Avdiaj 50′

Shqipëria: Strakosha, Hoxhallari, Prenga, Lulaj, Vojvoda, Laçi, Qose, Gavazaj, Rashica, Latifi, Manaj. Trajner: R.Jupi

(U aktivizuan: Avdiaj, Gina, Çekiçi)

Izrael U21: Elkaslasi, Habashi, Abaid, Peretz, Twito, Danino, Altman, Jaber, Kinda, Raiyna, Hugy. Trajner: A.Benado

11947563_909123835845008_1899095375854890256_n

Ka përfunduar me rezultatin 1-1 ndeshja midis Shqipërisë dhe Izraelit për moshat U-21. Trajneri Redi Jupi e ka nisur me një barazim aventurën e tij me ekipin Kombëtar U21, ku mori një rezultat për t’u quajtur pozitiv ashtu si rrodhën ngjarjet pasi ekipi ynë kombëtar Shpresa mbeti me 10 lojtarë. Izraelitët kalojnë në avantazh në pjesën e parë, por goli i Çekiçit në pjesën e dytë e mbylli ndeshjen në barazim për t’i dhënë nga një pikë të dyja skuadrave.

Ndeshja nis e qetë nga të dyja ekipet me ekipin kuqezi që tenton të sulmojë nga krahët me anë të Rashicës, por mbrojtja izraelite është e vëmëndeshme duke neutralizuar krosimet e tij. Rastin e parë të rrezikshëm për shënim e kanë patur miqtë në minutën e 5′-të. Pas një kundërsulmi nga e djathta, Danino kroson një top në zonë dhe aty Hugy godet me kokë, por me portierin Strakosha te mposhtur, është shtylla ajo që i vjen në ndihmë Shqipërisë duke mos lejuar topin të përfundojë në rrjetë. Me kalimin e minutave ekipi izraelit shfaqet dukshëm më mirë në fushën e lojës duke krijuar një volum loje të madh, por kanë qënë te paqartë përpara portës së Strakoshës, por që gjithsesi janë ata që luajnë më mirë. Ekipi i drejtuar nga Jupi nuk duket në gjëndje të mirë duke bërë mjaft gabim në pasime duke mos qënë të qartë në lojën e tyre, duke mos rrezikuar asnjëherë portën e kundërshtarëve. Duke parë këte statistikë, nuk ka vonuar edhe goli për ekipin e Izraelit. Është sulmuesi Hugy që zhbllokon rezultatin në minutën e 29′, pasi merr një top në zonë dhe i shmanget markimit nga ana e mbrojtjes kuqezi, ai lëshon një diagonale duke mos i dhënë asnjë shans portierit kuqezi. 0-1 për ekipin mik, por më e keqa vjen pas golit. Sulmuesi Manaj nuk mund të vazhdojë më ndeshjen dhe zëvëndësohet nga Albion Avdiaj. Kombëtarja U-21 e Izraelit vazhdon të sulmojë edhe pas kalimit në avantazh, duke parë që mbrojtja e ekipit tonë Kombëtar U21 është totalisht në “gjumë” dhe sulmuesit izraelitë e kanë të lehte të shkojnë drejt Strakoshës. Një pjesë e parë për t’u harruar kjo për kuqezinjtë e vegjël që thuajse nuk patën asnje shans të mirë shënimi, por edhe që mund të kishin pësuar edhe gola të tjerë.
image
Edhe fraksioni i dytë i lojës nis më mirë për ekipin Izraelit që vihet në kërkim të golit të dytë. Në minutën e 50 vjen edhe “malorja” e rradhës për kuqezinjtë pas golit të pësuar. Ekipi ynë Kombëtar U21 mbetet me 10 lojtarë pasi sulmuesi Avdiaj ndëshkohet me karton të kuq. Sulmuesi kuqezi bën një ndërhyrje dhe përplaset me një lojtar izraelit dhe arbitri rus i jep kartonin e dytë të verdhë që është automatikisht i kuq. Kjo është një goditje e madhe për ekipin e Jupit, që gjatë të gjithë ndeshjes e vuajti faktin e të qënit në numerioritet numerik. Pas këtij kartoni ekipi izraelit e ka më të lehtë të komandojnë lojën. Trajneri i kuqezinjve mundohet të ndryshojë diçka dhe hedh në fushë Çekiçin. Loja ndryshon disi dhe të besuarit e Jupit fillojnë të ndryshojnë lojën. Me Çekiçin dhe Rashicën nga krahët, edhe pse me 10 lojtarë. Tashmë janë lojtarët kuqezi ata që marrin iniciativën, dhe goli do të vinte më pas. Në minutën e 81′ Milot Rashica merr një inkursion dhe çan mbrojtjen izraelite, por pengohet brënda zonës. Për arbitri nuk ka asnjë dyshim dhe ështe 11-metërsh. Endri Çekiçi merr përsipër ekzekutimin e penalltisë, dhe nuk gabon duke e dërguar në rrjetë për të barazuar shifrat. Pas golit ka tension, lojtarët e të dyja skuadrave përplasen me njëri-tjetrin në momentin që Rashica tentoi të merrte topin për t’a vendosur në mesfushë, por hasi në rezistencën e lojtarëve izraelitë. Gjithsesi këtë gjë e zgjidhi arbitri, duke i dhënë kartona të verdhë atyre që iniciuan këtë gjë. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte duke u dhënë nga një pikë të dyja skuadrave.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.