Shpresat e mbyllin me humbje “Antalia Cup”

0
SHPËRNDAJE

Shqipëria U21/ Është mbyllur për Kombëtaren U-21 të Shqipërisë, turneu miqësor “Antalia Cup”. Në ditën e fundit, skuadra e drejtuar nga Redi Jupi ka zhvilluar ndeshjen kundër Ukrainës. Takimi ka përfunduar me rezultatin 2-1 për ukrainasit. Skuadra kuqezi ka zhvilluar një ndeshje të mirë ,por pa mundur të konkludojë përpara portës. Veçanërisht në veprimet mbrojtëse, janë shfaqur probleme të cilat edhe na kanë penalizuar. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-0. Në të dytën ukrainasit kanë shënuar në minutën e 50′ golin e avantazhit. Më pas skuadra jonë reagon dhe hidhet në sulm duke barazuar. Goli për skuadrën tonë është shënuar nga Halimi në minuten e 67′ të ndeshjes. Por në minutën  e 75, ukrainasit godasin përsëri duke sigluar edhe rezultatin e ndeshjes, e cila përfundon 2-1.

Shqiperia U21Ndërkohë trajneri Redi Jupi pas këtij turneu u shpreh: “Sigurisht, eksperimentuam shumë dhe pamë gjendjen e disa lojtarëve. Prisja më shumë nga djemtë, por jemi të qartë për të ardhmen. Rezultatet?! Janë vetëm ndeshje miqësore, ku ne nuk llogarisim pikë,  por vrojtojmë dhe eksperimentojmë”– ka thënë për ueb-in zyrtar të FSHF, trajneri Redi Jupi në përfundim të ndeshjes së fundit.

Ndeshjet e Shqipërisë në “Antalia Cup”:

1. Shqipëri – Arabi Saudite 1-1

22.01.2016 Ora 15.00 “Limak Arcadia Sport Center Belek”

2. Shqipëri – Bahrein 1-0

24.01.2016 Ora 11.00 “Limak Arcadia Sport Center Belek”

3. Shqipëri – Azerbajxhan 0-4

26.01.2016 Ora 11.00 “Limak Arcadia Sport Center Belek”

4. Kosovë – Shqipëri 1-1

28.01.2016 Ora 11.00 ”Limak Arcadia Sport Center Belek”

5. Ukrainë – Shqipëri 2-1

30.01.2016 Ora 11.00 “Limak Arcadia Sport Center Belek

S'KA KOMENTE

Comments are closed.