Shpresat, miqësore me Italinë!

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Formacioni i Shqipërisë U21 përpara një ndeshjeje
Formacioni i Shqipërisë U21 përpara një ndeshjeje

Shqipëria do të luajë me Italinë në kualifikueset e Kupës së Botës 2018, por më parë do të luhet një tjetër sfidë. Kjo përballje do të jetë një miqësore mes përfaqësueseve të 21-vjeçarëve, sipas trajnerit të Kombëtares Shpresa, Redi Jupi. Data e takimit do të jetë më 10 gusht dhe mund të zhvillohet në stadiumin e San Benedetos me një kapacitet rreth 15 mijë spektatorë, por ende nuk është zyrtarizuar fusha. Kombëtarja Shpresa dhe ajo e Italisë së 21-vjeçarëve kanë luajtur disa herë. E fundit ishte në vitin 2007 për eliminatoret e Europianit. Kjo miqësore do të jetë një provë para ndeshjeve kualifikuese të Euro 2017 me Greqinë dhe Izraelin. Kombëtarja Shpresa do të luajë edhe dy miqësore muajin e ardhshëm, por ende nuk janë përcaktuar rivalët.

/SportEkspres

S'KA KOMENTE

Comments are closed.