Shqetësohet Agostinelli, sa shumë mungesa ndaj Teutës

0
SHPËRNDAJE

Skuadra e Partizanit në stërvitje
Skuadra e Partizanit në stërvitje

Superiorja/ Partizani i’a doli që të marrë fitoren aq shumë të dëshiruar në fushën e Skënderneut për të rihapur edhe njëherë çështjen e titullit kampion. Të kuqtë tashmë duhet të fitojnë ndeshjenne tyre të fundit në shtëpin Teutës, teksa shpresojnë edhe tek një “dhuratë” nga Flamurtari që do të presë korçarët në Vlorë.

Por jo çdo gjë shkon “vaj” tek Partizani. Trajneri Andrea Agostinelli do të duhet të bëjë shumë ndryshime në formacion për shkak të mungesave të shumta që do të ketë në sfidën ndaj durrsakëve. Veç Mentor Mazrekajt dhe Filipe Gomez që kanë mbyllur sezonin, trajneri I të kuqve do të duhet të bëjë edhe pa 3 lojtarë të tjerë kryesorë. Bëhet fjalë për Sotiq Atandën, Renaldo Kalarin dhe Lorenc Trashit.

Renaldo Kalari
Renaldo Kalari

Të tre këta lojtarë u ndëshkuan me kartona të verdhë në sfidën ndaj Skënderbeut dhe për pasojë humbin sfidën e fundit të kampionatit, pikërisht atë që kund t’i shpallë kampionë. Problemet më të mëdha mbeten në mbrojtje, aty ku të disponueshëm në qendër të saj janë vetëm Krasniqi dhe Veliu, pasi Bicaj vijon të mbetet i pezulluar nga klubi. Me këto mungesa ndeshja ndaj Teutës që luan për Europën vështirësohet shumë, por tek Partizani shpresojnë dhe besojnë se i kanë potencialet e duhura për të zëvëndësuar boshllëqet dhe për të arritur fitoren. Sytë e stafit teknik do të kthehen nga stoli, teksa ka mjaft lojtarë cilësorë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.