Shqetësohet De Biasi, Mavraj shfaq probleme

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Vazhdojnë problemet në ekipin tonë Kombëtar në lidhje me dëmtimet. Pas largimit të Elseid Hysaj nga grumbullimi, ka qenë Mërgim Mavraj i cili nuk është ndjerë mirë pas ndeshjes me Austrinë. Për këtë arsye, stafi mjeksor i Kombëtares i ka rekomanduar mbrojtësit sa më pak sforcim. Është vendosur qe sapo të mbërrijë në Luksemburg ai të dërgoher për të bërë një rezonancëmanjetike në një klinikë të specializuar.

Mavraj në një duel në ndeshjen ndaj Austrisë
Mavraj në një duel në ndeshjen ndaj Austrisë

Vetëm pas përgjigjes së kësaj analize do të nxirret një konkluzion i plotë për gjendjen e tij. Mesa duket fati i keq vazhdon të ndjekë skuadrën e De Biasit teksa pas dy mungesave të Gashit dhe Memushajt në ndeshjen e parë ndaj Austrisë, trajnerit kuqezi me shumë mundësi do t’i duhet të privohet edhe nga shërbimet e Mavrajt pas konfirmimit edhe për mungesën e Hysajt.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.