Shqipëri e ngjeshur, De Biasi e ka gati formacionin ndaj Zvicrës

0
SHPËRNDAJE

De Biasi dhe Lorik Cana
De Biasi dhe Lorik Cana

Kombëtarja/ Me shumë gjasa trajneri Gianni De Biasi e ka gati formacionin që do të hedhë në fushë për ndeshjen e parë në “Euro 2016” ku Shqipëria do të përballet me Zvicrën të shtunën në mbrëmje.

Mërgim Mavraj dhe Lorik Cana
Mërgim Mavraj dhe Lorik Cana

Tekniku kuqezi ka bërë shumë teste, me lojtarë dhe rreshtime të ndryshme në fushë, megjithatë skema pritet të mos ndryshojë. De Biasi do t’i besojë skemës 4-5-1 që vuri në zbatim gjatë fazës eliminatore. Në portë mbetet i padiskutueshëm Etrit Berisha, ndërkohë përpara tij do të rreshtohet mbrojtja me e përbërë nga katërshja Hysaj – Cana – Mavraj – Agolli.

Amir Abrashi
Amir Abrashi

Në mesfushë pritet që të ketë nje rreshtim të ngjeshur për të mos i lënë hapësira shumë lojtarëve me aftësi individuale që ka Zvicra. Përpara mbrojtjes me shumë gjasa do të jetë Burim Kukeli i mbështetur nga dyshja Amir Abrashi dhe Taulant Xhaka.

Armando Sadiku
Armando Sadiku

Ndërkohë nga krahët do të jenë dyshja e shpejtë Lenjani – Rosh që do të ketë detyrën të shërbejnë sa më shumë për sulmuesin e vetëm që do të jetë në fushë, i cili me shumë mundësi pritet të jetë Armando Sadiku, falë formës së treguar në miqësoret e fundit.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Berisha; Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli; Kukeli, Xhaka, Abrashi, Roshi, Lenjani; Sadiku

S'KA KOMENTE

Comments are closed.