De Biazi presion presidentit Duka për rinovimin e kontratës

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Pas ndeshjes me Francën të cilën kombëtarja jonë e fitoi me rezultatin 1-0, trajneri tashmë i natyralizuar Shqiptar Gianni De Biazi ka lëshuar disa sinjale në drejtim të presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, përsa i përket rinovimit të kontratës. Trajneri italian është shprehur se nuk mund të presë shumë për rinovimin e kontratës deri në shtator kur ka thënë presidenti i FSHF, pasi deri atëhere nuk do të mund të ketë një mundësi të dytë. Edhe pse kontrata e trajnerit skadon pas eliminatoreve të Europianit 2016, De Biazi shprehet se tani është momenti më i mirë që te dy palët të arrijnë një marrëveshje të re. Përsa i përket ndeshjes trajner i kombëtares kuqezi u shpreh: “Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë dhe të bukur, duke vënë re edhe që kundërshtari nuk luajti në maksimumin e vet, për arsye se tani është fundi i sezonit. Sot lojtarët bënë një prezantim të mirë, dhe jam mjaft i kënaqur për këtë gjë. Veçanërisht jam shumë i kënaqur edhe për dy lojtarët e ri që debutuan sot, si edhe për rikthimin e Migjen Bashës”- u shpreh trajneri italian pas ndeshjes me Francën.
Lind pyetja, nëse s’do të kishim fituar a do të fliste De Biazi për rinovim?

france-didier-deschamps-press-conference-paris-football_3211596

Trajneri i Francës Didier Deschamps ka folur me superlativa për ekipin e Shqipërisë, teksa u shpreh se kombëtarja jonë kuqezi e meritoi plotësisht fitoren. Ai u shpreh se kjo kombëtare tani është mjaft e fortë dhe me shumë dëshirë për të luajtur futboll. Ja fjalët e teknikut francez pas përfundimit të ndeshjes: “Ishte një ndeshje ku Shqipëria e meritoi plotësisht fitoren. Ishte mjaft e vështirë për ne, pasi ata nuk u dorëzuan dhe luajtën deri në fund. Humbja për ne ishte mëse e merituar, dhe përgjegjësia për këtë rezultat bie mbi mua.”- u shpreh tekniku francez përpara mediave.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.