Shqipëri-Katar, 15 euro bileta për ta parë ndeshjen në këmbë

0
SHPËRNDAJE

shqiperi-qatar

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Katarit do të luhet në stadiumin e qytetit të Hartbergut në Austri.

Sipas FSHF-së, Stadiumi i Hartbergut, i cili më shumë njihet për organizimin e aktiviteteve kulturore, është i gatshëm të presë deri në 6 mijë tifozë. Gjithsesi, tashmë kanë dalë në shitje edhe biletat të cilat mund t’i porosisni online. Biletat kushtojnë 25 euro nëse dëshironi të uleni, ndërsa 15 euro për ata që do të qëndrojnë në këmbë.

Ndeshja e 29 majit do të jetë miqësorja e dytë në histori me Katarin pas asaj të luajtur në maj të vitit 2012. Më pas, kombëtarja do të udhëtojë drejt Italisë dhe më 2 qershor do të zhvillojë në stadiumin e Bergamos “Attleti Azzurri” miqësoren e dytë kundër Ukrainës.

Më datë 6 qershor kombëtarja shqiptare niset nga Italia për në Peros Guirec të Francës, ku do të jetë rezidenca kuqezi për Europianin e Francës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.