Shqipëri-Portugali 0-1/ Humbja, një mëkat që vjen nga një sëmundje e vjetër

0
SHPËRNDAJE

Shqipëri – Portugali 0-1

Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Cana, Ajeti, Agolli, Kukeli, Abrashi (Basha 54′), Xhaka,, Lenjani, Gashi, Çikalleshi (Balaj 86′). Trajner: Gianni De Biasi

Portugalia: Patricio, Vieirinha (Cedric 54′), Carvalho, Pepe, Eliseu, Nani, Pereira, Veloso, Silva (Quaresma 65′), Danny (Eder 75′), Ronaldo. Trajner: Fernando Santo

Shënues: Veloso 90+2

Kartonë të verdhë: Gjimshiti 23′, Abrashi 44′,/ Nani 82′

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka marrë edhe humbjen e parë në këto Eliminatore të Europianit “Francë 2016”. Ka mjaftuar një gol i mesfushorit Migueo Veloso në limitet e takimit Shqipëri-Portugali ai që i dha fitoren portugezëve në sekondat shtesë. Ka qënë një ndeshje me dy tablo ajo e zhvilluar në Elbasan, me Portugalinë që dominoi në pjesën e parë dhe Shqipërinë në të dytën. Të dyja skuadrat madje arritën të godasin edhe shtyllën. Për Kombëtaren tonë është rikthyer një “sëmundje” e vjetër teksa pësoi një gol sërisht në minutat e fundit. Të gjithë ishim duke pritur fundin e këtij takimi në barazim, pasi ishte një rezultat që ne na bënte goxha punë. Kjo humbje na i ndërlikon disi punët, por megjithatë mbetemi sërisht aty në vendin e tretë vetëm 1 pikë larg Danimarkës. Një humbje jo e merituar kjo këtë rradhë.
image
Pjesa e parë
Loja nis e qetë për të dyja skuadrat loja, me kuqezinjtë pak agresivë në minutat e para të takimit. Lojtarët tanë janë më të qarta në veprimet e tyre, teksa portugezët nuk janë aq të qartë, teksa nuk arrijnë dot të dalin përpara në këto minuta të para. Minutat në vijim tregojnë një rritje në lojën e luzitanëve, teksa përpiqen të dalin përpara me anë të lojtarit kryesor të tyre, Cristiano Ronaldo, por edhe ai e ka të pamundur të depërtojë në mbrojtjen kuqezi. Duhej të vinte minuta e 12 që të shihnim rastin e parë të rrezikshëm. Është pikërisht ai, Cristiano Ronaldo që merr iniciativën.

Kukeli në duel me Ronaldon
Kukeli në duel me Ronaldon

Ylli portugez tenton me një gjuajtje nga jashtë zone, por reagon mjaft mirë edhe portieri Berisha që e dërgon topin në këndore. Në goditjen nga këndi, Shqipëria është me fat. Ronaldo dhe Nani nuk merren vesh me njëri-tjetrin dhe me portën e boshatisur nuk arrijnë të shënojnë me topin që përplaset në shtyllë pas gjuatjes së Nanit. Pas këtyre dy rasteve ekipi portugez merr më shumë kurajo dhe janë ata që kontrollojnë lojën. Vetëm pak minuta më pas Berisha bëhet sërish shpëtimtarë. Ylli i Real Madrid, Ronaldo, merr një top të gjatë dhe drejtohet i vetëm drejt portës, por gardiani kuqezi kryen një lëvizje “alla Neuer” për të larguar topin me kokë . Kombëtarja shqiptare e ka të vështirë të dalin përpara, teksa talenti portugez vazhdon të jetë rrezik konstant. Në minutën e 30 është sërish ai që tenton me një goditje nga jashtë zone, por topi devijohet nga mbrojtja në goditje këndi.

Ekipi i De Biasit është konfuz në lojën e tij, teksa nuk regjistron asnjë rast në këto minuta. Janë vetëm portugezët që duken në fushën e lojës dhe kanë raste shënimi. Është Silva që provon këtë rradhë, por topi përfundon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule. Ku do të ishte edhe rasti i fundit në pjesën e parë, teksa Portugalia ishte më pranë golin, por ekipi ynë Kombëtar nuk kishte thuajse asnjë rastë shënimi gjatë të gjithë 45 minutëshit.

Pjesa e dytë
Edhe në fraksionin e dytë e nis më mirë Portugalia, por pa asnjë rrezik për portën tonë në këto minutat e para. Duhet të vinte minuta e 52 për të parë goditjen e parë në portë nga Shqipëria. Ka qënë Sokol Çikalleshi që ka tentuar me një goditje të rrezikshme nga jashtë zone, por është përgjigjur mirë portieri Patricio. Të dy trajnerët mundohen të ndryshojnë diçka, teksa hedhin në fushë kartat e tyre.

Veloso duke festuar golin
Veloso duke festuar golin

De Biasi fut në fushë Bashën për Abrashin, teksa Santos hedh në lojë Cedric për Vieirinhën. Niveli i lojës bie disi dhe të dyja ekipet e përqëndrojnë lojën e tyre në mesfushë. Kombëtarja jonë luan më mirë dhe teksa De Biasi hedh në fushë edhe “pistonin” Roshi. Loja ndryshon menjëherë teksa kuqezinjtë e vendosin mjaft në vështirësi ekipin portugez duke e mbajtur në presion dhe duke krijuar raste të mira shënimi. Në minutën e 64 është edhe rasti më i pastër për ekipin tonë. Një top i goditur nga jashtë zone devijohet nga mbrojtja dhe përfundon në traversë duke i mohuar golin Shqipërisë me anë të goditjes së Cikalleshit. Krahët me Agollin dhe Gjimshitit shtyjnë përpara dhe ekipi ynë ekzekutoj disa goditje këndi rradhazi, por teksa Shqipëria po luante mirë në sulm janë sërisht miqtë që janë fare pranë golit.

Eliseu del i vetëm përballë Berishës dhe godet në formë parabole, por kur të gjithë prisnin gol topi përfundon jashtë për fare pak. Me fat në kët çaste ekipi ynë Kombëtar. Loja është mjaft e bukur në këtë pjesë të dytë, teksa kuqezinjtë janë më superiorë, duke e futur në xhep edhe Ronaldon. Deri në fund loja vijoi me shkëndija teksa të dyja skuadrat që kërkonin me këmbëngulje golin. Atëhere kur nuk e prisnim, ka ardhur edhe ndëshkimi. Në minutën e dytë shtesë Portugalia kalon në avantazh. Një goditje këndi ekzekutohet mjaft mirë nga Quaresma dhe aty godet me kokë Miguel Veloso i cili shënon pak çaste përpara fundit, duke i dhënë fitoren ekipit të Portugalisë që tashmë shkëputen në krye të renditjes.

Untitled-251

S'KA KOMENTE

Comments are closed.