Shqipëri rekordesh, e 22-ta në renditjen e FIFA

1
SHPËRNDAJE
Loading...

Ekipi ynë kombëtar duket se po thyen çdo parashikim. Këtë e tregon qartë edhe lista e renditjes së FIFA-s për muajin gusht, e cila pritet të publikohet ditën e nesërme. Ekipi i drejtuar nga Gianni De Biazi ka arritur një rezultat fantastik, teksa tashmë renditet në vendin e 22 me plot 888 pikë të grumbulluara, duke u ngjitur 14 vende akoma më shumë në renditje. Duket se forma mjaft e mirë e ekipit tonë tashmë po fillon të shpërblehet akoma më mirë.

Kombëtarja kuqezi ka lënë pas ekipe të njohura si Franca, Rusia, Suedia, Gana apo edhe Turqia. Ky është një rezultat mjaft i mirë, dhe njëkohësisht pozicioni më i lartë që ka arritur ndonjëherë kombëtarja jonë kuqezi. Shqipëria do të lërë pas krahëve për herë të parë në histori ekipe si Suedia, Franca, Rusia apo edhe rivalët tanë kryesorë të Danimarkës. Kuqezinjtë janë ekipi i parë në botë për momenti, që ka arritur të rekuperojnë më shumë vënde në renditjen e FIFA-s, plot 14. Kjo listë ende nuk është zyrtare, por me shumë mundësi kjo pritet që të jetë renditja që do të publikohet në datën 6 gusht. Vendi i parë mbahet nga Argjentina, e ndjekur nga Belgjika dhe Gjermania që plotëson tre vendet e para.

image

1 KOMENT

  1. Ha ha ha wellsi perpara Spanjes apo Belgjika perpara Gjermanise….;) te kesh dy nje ta mbash e nje ta cash i thone kesaj…
    Nejse suksese kuqezinjve ishalla nuk e bejne si lopa qe e mbush koven dhe ne fubd e derdh…
    Presim kualifikimin historik

Comments are closed.