Shqipëri – Rumani, ja ku mund të aplikoni për bileta

0
SHPËRNDAJE

Shqiperia-kombetarja-para-miqesores-ne-Luksemburg-1-653x420Kombëtarja/ Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë tifozët dhe dashamirësit e skuadrës përfaqësuese, se kanë mundësi që të aplikojnë dhe të marrin bileta, për ndeshjen e tretë të kombëtares tonë në Europianin Francë 2016. Bëhet fjalë për ndeshjen e datës 19 qershor, që skuadra jonë do të luajë në grupin e saj, kundër Rumanisë në Lion. Duke qenë edhe ndeshja e fundit në grup ajo mund të rezultojë përcaktuese për skuadrën tonë kombëtare. Për këtë arsye, prania dhe mbështetja juaj do të jetë një shtysë e fortë, për ekipin tonë kombëtar, në finalet e Europianit.

Ata që dëshirojnë të pajisen me bileta për këtë ndeshje, mund të aplikojnë në faqen zyrtare të UEFA-s, në portalin e biletave në adresën e mëposhtme:

http://www.uefa.com/uefaeuro/ticketing/index.html

S'KA KOMENTE

Comments are closed.