Shqipëri – Rumani ka ende bileta në shitje

0
SHPËRNDAJE

france

Tifozët kuqezi që ende nuk e kanë prenotuar një biletë për të përkrahur Shqipërinë në pjesëmarrjen e parë në histori në një event madhor të futollit, sic është europiani, kanë ende shanse për të qenë të pranishëm në takimin e fundit në Grupi, me Rumaninë që do të zhvillohet në stadiumin e Lyonit më më 25 qershor në orën 21:00.

Në faqën zyrtare të saj UEFA ka publikuar listën e ndesheje ku ka ende bileta të pashitura, një njëra prej tyre është Rumani – Shqipëri.

Në raportin e detajuar të qeverisë së futbollit europian për shpërndarjen e biletave kuptohet që për Rumani – Shqipëri, ka një numër të konsiderueshëm biletash ende të paprenotuara, madje në të të katër kategoritë.

Fansat kuqezi, që dëshirojnë të jenë në Francë për Eruopianin, kanë ende mundësi të mira për ta siguruar bileta për ndeshjen e fundit, që mund të rezultoi vendimtare për renditjen përfundimtare të Shqipërisë në Grupin A.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.