Shqipëri U21 – Greqi U21 0-0/ Shpresat i falen Strakoshës

0
SHPËRNDAJE

Shqipëri U21 – Greqi U21 0-0

Kartonë të verdhë: Hoxhallari 31′ / Siopis 8′, Giannopulos 18′

Shqipëri U21: Strakosha, Lulaj, Rrahmani, Prenga, Hoxhallari, Bare, Laçi, Çekiçi, Rashica, Latifi, Manaj. Trajner: Redi Jupi

Greqi U21: Barkas, Mygas, Risvanis, Goutas, Siopis, Mavrias, Chiarisis, Ioannidas, Kouluris, Donis, Giannopulos. Trajner: Antonis Nikopolidis


image

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura ndeshja e shumë pritur mes Shqipërisë U21 dhe Greqisë U21. Takimi i vlefshëm për kualifikueset e “Euro 2017” u mbyll me rezultatin 0-0. Grekët ishin më të rrezikshëm në rastet e krijuara por janë ndalur nga heroi kuqezi në këtë ndeshje, Thomas Strakosha. Gardiani i portës sonë ishte lojtari më i mire i ndeshjes pasi me pritjet e tij i dha një pikë ekipit të Jupit, që la shumë për të dëshiruar në repartin e sulmit.

Ndeshja fillon në sulm për skuadrën kuqezi që sheh menjëherë drejt portës greke. Në minutën 2′-të Çekiçi ekzekuton një goditje dënimi nga krahu i majtë, por pa rrezikun e duhur. Dyshja Çekiçi – Rashica është një rrezik konstant me aksionet e tyre në krahun e majtë, por një goditje e talentit pogradecar në minutën e 11′-të përfundon për pak jasht. Në minutën e 18′ është Liridon Latifi që shpërthen në një kundër sulm, por ndalet në mënyrë të parregullt nga Giannoulis që ndëshkohet me karton të verdhë. Minutat kalojnë dhe kuqezinjtë e Jupit shtojnë presionin, por Donis në minutën e 20-të vë në provë Strakoshën, deri në ato momente spektator, me një goditje nga jashtë zone dhe gardiani kuqezi pret mjaft mirë.image Loja spostohet disi në mesfushë dhe duhet të vinte minuta e 37′ për të parë një tjetër rast. Një aksion i bukur i grekve dhe numri 7 Mavrias del përballë Strakoshës, por portieri shqiptar tregon edhe njëherë vlerat e tij duke neutralizuar rrezikun. Me rrjeta të paprekura do te mbyllej pjesa e parë, por ishin grekët ata që i’u afruan më tepër golit.

Fraksioni i dytë i lojës nis sërish më mirë për Shqipërinë U21 që ka menjëherë dy raste të mira shënimi, por nuk arrin të konkretizojnë siç duhet. Ndërkohë në minutën e 50′-të, një pakujdesi e Prengës që nuk largon topin siç duhet grekët shfaqen rrezikshëm para portës kuqezi, por goditja e Mavrias prek rrjetën e jashtme. Në minutën e 60′ janë sërisht miqtë që rrezikojnë.

Në zhvillimet e një goditje këndi, numri 3 Risvanis godet me kokë por aty Thomas Strakosha devijon mrekullisht topin që më pas përfundon në traversë dhe rikthehet në lojë. Grekët fillojnë të kenë besim dhe shohin më shumë drejt portë së të besuarve të Jupit.

Në minutën e 67′, mesfushori Donis lëshon një silurë nga jashtë zonë por gjen sërish të përgatitur mjaft mirë Strakoshën që është në super formë duke grushtuar sërish. Rendimenti i lojës bie pasi të dyja skuadrat ndjejnë lodhje, ndërkohë që deri në minutën e 70′ grekët realizuan dy zëvëndësime, ndërkohë trajneri Jupi nuk ndryshoi asgjë.

Minutat kalojnë dhe më loja përqëndrohet sërish në mesfushë, teksa vijnë edhe zëvëndësimet e para ku në lojë fugen Broja dhe Gavazaj për Laçin dhe Latifin. Keto dy lëvizje i japin energji kuqezinjve që hidhen në sulm, por tregohen individualistë në disa raste duke humbur mundësinë për të gjetur golin e fitore. Ndërkohë deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte duke bërë që Shpresat tona të marrin një pikë ndaj grekëve në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2017”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.