Shqipëri Zvicër 0-1/ Debutim me humbje, kuqezinjtë shpërdorojnë pafund

0
SHPËRNDAJE

Shqipëri – Zvicër 0-1

Shënues: Schar 4′

Kombëtarja/ Nuk ka mundur dot të bëjë një debutim ëndrash Shqipëria në Europianin “Francë 2016”, teksa është mposhtur 1-0 nga Zvicra në ndeshjen e parë. Ka qenë një ndeshje me dy fytyra ajo e zhvilluar nga kuqezinjtë, ku veç gabimeve në mbrojtje, krijuan edhe shumë raste të mira shënimi por që shpërdoruan nga Sadiku dhe Gashi. Pavarësisht humbjes, Shqipëria tregoi se di të luajë një futboll të mirë.

Ashtu si në të gjitha ndeshjet miqësore të fazës përgatitore, edhe ndeshja e parë në Europian ka filluar në mënyrë katastrofale për Shqipërinë. Ndaj Zvicrës kuqezinjtë pësojnë një gol tepër të shpejtë, qysh në minutën e katërt në rastin e parë të krijuar, zvicerianët do të kalonin në avantazh.

Momenti i pësimit të golit
Momenti i pësimit të golit


Është Schar i cili gjatë një goditje këndi përfiton nga gabimi në dalje i Berishës duke e dërguar topin në rrjetë. 0-1 dhe nuk kishte se si ta niste më keq ky debutim në Europian për Shqipërinë. Loja vijon dhe kuqezinjtë reagojnë mjaft mirë duke filluar të kontrollojnë lojën dhe krijuar raste, por ato të pastrat për shënim mungojnë.

Taulant Xhaka në duel me Granit Xhakën
Taulant Xhaka në duel me Granit Xhakën


Loja përqëndrohet në mesfushë ku nuk mungojnë as përplasjet e forta teksa Tulant Xhaka dhe Lorik Cana nuk kursehen ndaj kundërshtarëve, teksa ky i fundit ndëshkohet edhe me karton të verdhë. Kuqezinjtë do të kishin shansin më të mirë për të shënuar në minutën e 30′ teksa Armando Sadiku del i vetëm përballë portierit kundërshtar, por heziton dhe afrohet shumë teksa goditja e tij e vonuar pritet mjaft mirë nga Sommer që i mohon një gol të sigurtë.

Dalja me të kuqe e Lorik Canës
Dalja me të kuqe e Lorik Canës


Ndërkohë pas këtij rasti, do të vinte edhe çasti ku do gë prishej ndeshja për të besuarit e De Biasit. Në minutën e 37′ kapiteni Lorik Cana do të dalë me karton të kuq nga fusha duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë. Mbrojtësi humbet ekuilibrin dhe largon topin me dorë, teksa arbitri Caballero nuk e fal duke e dërguar në dhomat e zhveshjes.

Abrashi në duel me Behramin dhe Mehmedit
Abrashi në duel me Behramin dhe Mehmedit


Në goditjen e dënimit të këtij faulli, Dzemaili do të dridhte portën e Berishës, teksa godet fort por topi përplaset në shtyllë. Deri në fundin e pjesë së parë, Zvicra do të kishte edhe një shans tjetër për të shënuar, por Berisha këtë rradhë është i saktë duke shmangur golin e dytë. Një pjesë e parë pozitive në lojë për kuqezinjtë, por tejet negative në rezultat dhe gabimet e bëra.

Pjesa e dytë fillon ashtu si u mbyll e para, teksa të dyja skuadrat janë shumë agrësive në mesin e fushës. Rastet për kuqezinjtë mungojnë, ndërkohë Zvicra është më e qartë jë sulm qenë e rrezikshme, por tashmë në të gjitha rastet Berisha bën mrekullinë. Portieri kuqezi i kohon golin në këtë ndeshje në dy raste sulmuesit Seferovic, i cili në minutën e 60′ grushton një top të goditur nga sulmuesi, ndërkohë në minutën e 69′ Seferovic shfaqet i vetëm përballë tij portieri i mohon golin.

Ndërkohë në minutën e 62′ De Biasi nxjerr nga loja Xhakën për të hedhur në fushë Kaçen, teksa mesfushori doli i nervozuar nga fusha duke goditir edhe pankinën me një nga bidonat e ujit. Loja ndryshon teka në minutën e 76′ Sadiku do të kishte sërish një mundësi brënda zonës në pozicion diagonal, por goditja e tij përfunoi jasht.

De Biasi vendos të ndërhyjë dhe bën dy zëvëndësime brënda pak minutash duke hedhur në fushë Cikalleshin dhe Gashin, por ky i fundit do të kishte rastin më të pastër për të barazuar shifrat. Sulmuesi do të shfaqej i vetëm përballë portierit Sommer dhe godet në gjuajtje të sigurtë, port është portieri i Zvicrës ai që bën mrekullinë duke e devijuar topin në këndore. Padyshim rasti më i mirë i ndeshjes ky që shpërdoroi Gashi në minutën e 86′. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte, teksa Zvicra merr 3 pikë me vlerë në këtë Europian.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.