Shqipëria, 52 vjet pa shijuar një fitore me danezët

0
SHPËRNDAJE

Danimarka mbetet një tabu për t’u thyer nga Shqipëria, që jo vetëm nuk k së paku asnjë barazim në fushën e danezëve, por fitoren e vetme e ka arritur para më shumë se gjysmëshekulli, saktësisht 52 vjet, në “Qemal Stafa”. Duhet të kthehemi në 1963-shin, për të gjetur fitoren e parë e të vetme të kuqezinjve, falë golit të legjendës Panajot Pano.

dn
Nga ndeshja e 1963-shit, Danimarke-Shqiperi 4-0

Faktikisht, përplasja e parë përeleminatoret e një KampionatiEuropian për Shqipërinë ishte pikërisht në Kopenhagen më 29 qershor 1963, kushqiptarët e drejtuar nga LoroBoriçi u shpartalluan 4-0. Ndërsa sfida e kthimit, ku u paraqitën nën drejtimin e ZyberKonçit, ishte ajo që solli fitoren 1-0, por që shërbeu thjesht si arritje e jona.
Tani, Shqipëria është në një tjetër stad, prandaj udhëton drejt Danimarkës me shpresën se do ta prishë “tersin” dhe së andej mund të hedhim një hap tjetër të madh drejt finaleve të “Euro 2016”. Megjithëse, edhe bilanci nuk jep edhe aq shumë shpresë, teksa numëron 6 fitore të Danimarkës, 2 barazime dhe 1 humbje.
danAlbFakti i vetëm pozitiv është që Shqipëria mbetet e pamposhtur pas pesë ndeshjesh kualifikuese në Grupi I, duke përfshirë edhe rezultatin 3-0 në tavolinë që iu dha nga KAS-i në Lozanë. Nëpërballjen e fundit që patën dy skuadrat gjatë tetorit të kaluar, goli i LasseVibeshpëtoinë fund Danimarkën.Ndërsa më parë kuqezinjtë i kishte kaluar në avantazh Lenjani, i cili bashkë me Panon dhe Bogdanin, autor i golit në humbjen 3-1 të 8 qershorit 2005-s, janë të vetmit shqiptarë që i kanë shënuar Danimarkës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.