Shqipëria bie në renditjen e FIFA

0
SHPËRNDAJE
loading...

15042235_1100558660043362_6300864300959848269_oShqipëria humbet pozicione në renditjen e FIFA. Organizmi botëror i futbollit ka publikuar së fundmi klasifikimin e përditësuar, ku Kombëtarja jonë e Futbollit është 2 vende më poshtë se herën e fundit.

Tashmë ndodhemi në vendin e 49-të, ndërsa rivali që na mposhti në “Elbasan Arena”, Izraeli ka përparuar 25 vende. Nga ekipet e grupit tonë ka pësuar rënie edhe Italia, e cila nga vendi i 14-të ka zbritur në vendin e 17-të.

Spanja mbetet në vendnumëro, e 10-ta, ndërsa Maqedonia ka rënie me 7 vende dhe renditet e 162-ta, 5 vende mbi Kosovën që ka zbritur me një vend.

Kreun e klasifikimit e mban Argjentina, ndërsa pas saj renditet Brazili që ka zbritur një vend më poshtë Gjermaninë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.