Shqipëria e do futbollin-por jo atë që luhet në stadiumet e saj

0
SHPËRNDAJE

Në një ndërtesë të ndërtuar deri neë gjysëm të saj e që e shëmtonte pamjen e maleve përtej, u ulën rreth 30 tifozë. Ca të tjerë u kacavjerrën pas telave të tabelës së shkatërruar që tregon rezultatin pas porte. Rreth treqind a katërqind u strukën nën tarracën e ulët të stadiumit duke u ruajtur nga stuhia e shiut të rrëmbyer. Të gjithë stolat ishin zënë dhe tarraca mbetej pjesa më e dëshiruar për tifozët. Tifozë të ekipit udhëtues nuk dukej të kishte, ose ishin fshehur mirë e nuk binin në sy.

Në futbollin shqiptar ky është maksimumi: Flamurtari i vendit të dytë kundër Tiranës së vendit të katërt, kjo e fundit skuadra më e suksesshme në historinë e vendit, dhe po në të njëjtën ditë luante edhe skuadra kryesuese Skënderbeu me Vllazninë e vendit të tretë.

arkiv i kampionatit shqiptar - vitet 90Tifozët e Flamurtarit e mbajnë veten si më të apasionuarit në Shqipëri por përveç disa parullave që përmbajnë ca dragonj nuk kishte shenja të ndonjë tifozerie të zjarrtë; shumica dukej më e interesuar për të siguruar një kaush me fara luledielli ndërsa po aq rëndësi i jepej pështymjes së lëvozhgave që hidheshin me profesionalizëm nga pjesa e përparme ndërkohë që skuadrat dilnin në fushë.

Nuk u krijua ndonjë klimë e veçantë përveç se kur doli mbrojtësi i Tiranës, Tefik Osmani, i cili u fishkëllye nga gjithë. Fundjavën e kaluar, ndeshja në Laç u ndal për 50 minuta, pasi një gur u hodh nga turma dhe goditi portierin e Flamurtarit.

Qendërsulmuesit e skuadrave dukeshin si një version i futbollit të shfaqjes televizive britanike “Stars in Their Eyes”. Për Flamurtarin, Sebino Plaku ngjante me Kenny Miller, kokërruar si ushtar, me gumëzhimë energjie, dhe këmbë-shkurtër; për Tiranën, Pero Pejiç një kopje e shkëlqyer e Zlatan Ibrahimovic, i gjatë, i hollë, flokëgjatë, me hundë të madhe por krenare, i talentuar por që bezdisej jashtëzakonisht shumë kollaj. Nuk ishte edhe aq domethënës në lojë, por nganjëherë kërcënues me disa gjuajtje nga pozicione absurde.

Ishte Plaku që shumë shpejt solli golin e parë. Topi u përpunua në të djathtë, Daniel Xhafa dërgoi një harkim që ishte paksa prapa sulmuesit, por ky pati kohën dhe hapësirën për tu rrotulluar dhe për ta dërguar topin në cepin e poshtëm të portës. Teknikisht ishte gol i realizuar bukur por mbrojtja ishte e tmerrshme.

Balte dhe kushte te mjera 2011-12 (Shkumbini-Flamurtari 2-1)Pak minuta më pas u dëgjua një thirrje e vetmuar gëzimi, por që u përhap menjëherë dhe brenda pak sekondave të gjithë u ngritën në këmbë duke brohoritur. Vllaznia, me sa duket, kishte shënuar në portën e Skënderbeut.

Një burrë prapa meje më ofroi një qese me kumbulla por u bë rrëmujë e madhe pasi të gjithë po rrëmonin në xhepa për të nxjerrë telefonat. Tifozi në të djathtën time nxorri telefonin dhe mori vesh nga një faqe me rezultate direkte se Vllaznia ishte 1-0. Por një tifoz më i vjetër me një radio në veshin e tij tundi gishtin. Ishte një alarm i rremë – vazhdonte 0-0.

Odise Roshi, një i ri thatuq, fitoi topin në të majtë, eci përpara dhe kur u duk se e teproi me zotërimin e topit, pasoi mbrapa për Xhafën, i cili goditi ulët në kuadrat: çerek loje dhe 2-0, me Tiranën që vetëm mbrohej, teksa dukej thjesht një çështje se sa gola do të shënonte Flamurtari.

2010-11 FlamurtariNë Berat një ditë më parë recepsionisti i hotelit, tifoz me Tomorin, kishte theksuar “gjëra të mira” për Flamurtarin e këtij sezoni, dhe në praktikë dukej për çfarë e kishte fjalën. Edhe në erë e shi, dhe në një fushë të rënduar, ata luanin një futboll të mirë, progresiv. Xhafa, në veçanti, binte në sy, duke u lidhur mirë me Plakun në mesfushë.

Por pasi shkoi 2-0, Flamurtari e uli tempin e lojës. Pejic u duk se shënoi me një goditje të shkëlqyer me kokë, por u ndëshkua me një offside shumë të diskutueshëm, por më pas shënoi pas 22 minutash, duke finalizuar pas një pase preçize nga Sabjen Lilaj, finalizim i një lojtari me aftësi të mëdha teknike.

Pesë minuta më vonë tempi i lojës u ul edhe më shumë pasi edhe u përhap llafi se Skënderbeu kishte shënuar. Skënderbeu do ta mbyllte 3-0. Flamurtari nuk rigjeti më ritmin e minutave të para, dhe sikur Pejic të mos u mundonte të shënonte vetëm pa ndihmën e shokëve, ata (Flamurtari) mund të ishin gjendur në telashe. Por siç shkoi loja, pas një pjese të dytë me hope, fitorja 2-1 e tyre ishte deri diku e rehatshme.

2010-11Atë mbrëmje, pasi u enda nëpër qytet, u ndala në hyrje të një prej kioskave bar-lloto të shumta për të parë rezultatet. Përmes tymit të duhanit, munda të shoh se Real Madrid po humbiste 3-2 nga Zaragosa dhe se Chelsea po barazonte 1-1 me Tottenham, por ekrani ku jepej Internazionale ishte shumë i vogël e nuk shihej qartë. Teksa u afrova, një djalë rreth tetë vjeç me një këmishë të dalë boje të Barcelonës më dha një të shtyrë për të kaluar tej.

“Inter 1-1?” – e pyeta, duke treguar një gisht në secilën dorë.

“Po,” – tha ai, duke tundur kokën, në drejtimin që në Shqipëri do të thotë po.

Nja dy shokë të tij që qeshnin u bashkuan me të. Ai u kthye me shpinë dhe unë munda të lexoj “Messi 10” në pjesën e pasme të këmishës së tij.

“Messi? Ronaldo?” – mu drejtua ai, me zërin e ngritur që kërkonte që unë të zgjedhja mes tyre.

“Messi,” – thashë unë. “Sigurisht.”

Ai dhe njëri nga shokët e tij ju kthyen tjetrit dhe filluan të tallen. “Real,” – tha ai me kokëfortësi.

Djali i parë u kthye nga unë dhe ngriti një pëllëmbë lart për “qepalla”.

Tifozi i Madridit tha diçka që mu duk italisht ngaqë dëgjova fjalët “Italia” dhe “squadra”.

“Milan? Inter?”

“Napoli,” – i thashë, pa shfaqur ndonjë preferencë.

Bastore-2Ai futi doren në xhepin e tij, nga ku nxorri një copë letër të zhubravitur dhe më tregoi me gisht: “Napoli – Genoa 2”. I shokuar disi kuptova se bëhej fjalë për një biletë basti – një akumulator koeficientësh të rezultatit të gjashtë ndeshjeve. Ndoshta fëmija e kishte të babait biletën por niveli i tij si ekspert më la të dyshoj se ishte e tij.

Ditën tjetër, duke shikuar në një bar të ngjashëm në Tiranë Arsenalin të mundë Manchester United, vura re se sistemi ishte i automatizuar, por ndodhej në një banak, nga ku dukej e vështirë të kontrollohej nëse edhe të mitur luanin kumar.

Kumari duket jashtëzakonisht popullor në Shqipëri. Në çdo rrugë të çdo qyteti dukej se kishte fotografi të lojrave të fatit – Emile Heskey që i shënon Craig Gordon, Frank Lampard që zmbraps Diego Forlan, Rio Ferdinand duke tundur trofeun e Premier League – janë disa nga reklamat e dyqaneve të basteve.

Tre burra rrinin në një tryezë pranë times në Tiranë, duke pirë duhan me shumicë, duke pirë raki e duke mbllaçitur një piramidë djathi të prerë në formë kubike. Dy burra më të moshuar se ata ishin mbështetur pas murit, duke pirë duhan pak më me qetësi, por sa herë Bologna kalonte në gjysëmfushën e Milan, njëri prej tyre vraponte përpara ekranit për t’ju lutur Zotit mos të bëhej gol.

Dukej përgjithësisht një ambjent i gjallë por thuajse krejtësisht mashkullor, tipik i një mbasditeje, por këto bare ishin simbioni i njërit prej problemeve më të mëdhaja me të cilat përballet futbolli shqiptar.

M’u kujtua diçka që pati thënë Zoran Avramovic, ish-menaxheri i marketingut te Crvena Zvezda, para gati nje dekade.

“Nëse doni ta ndihmoni futbollin serb, duhet të ndaloni transmetimet e futbollit të huaj në televizion. Del tjetri nga puna të premten vonë, ulet në karrige me një birrë para, dhe sheh ndoshta gjatë gjithë fundjavës deri tetë, nëntë, apo dhjetë ndeshje futbolli cilësor nga Gjermania, Spanja, Italia, Anglia … Të shkojë në stadium për të parë Crvena Zvezdan duke lujtuar me ndonjë ekip fshati?”

sport-life-bastorjaKështu edhe një shqiptar, pse do të vinte deri në stadium për të parë një imitim të keq të Ibrahimoviç kur mund të shohë në TV të vërtetin? Pse të lënë ata rehatinë e bastoreve plot tym për tu ulur në betonin e ftohtë dhe të rrënuar të stadiumit? Pse të venë kokën në rrezik nga gurët e huliganët kur mund të shikojnë tre ndeshje të cilësisë së lartë njëkohësisht e ndërkohë të kenë edhe një gotë raki në dorë?

Ka nga ata që të thonë se një tifoz i vërtetë do të shkojë gjithsesi, dhe ndoshta është keshtu, do, por kur futbolli mbetet i kufizuar për tifozët e vërtetë, ata që marrin pjesë ndihen një pakicë. Shikoni tifozeritë në Angli që janë më shumë se dyfishuar gjatë çerekshekullit të kaluar. Por nëse futbolli anglez i mesit të viteve ’80 do të konkurronte me lotot që merreshin vetëm me Serinë A, kur kjo ishte liga më e mirë në botë, numri i spektatorëve mund të ishte edhe më i ulët.

Me katër pikë diferencë me dy ndeshje të ngelura, Skënderbeu duhet të fitojë titullin e parë që nga viti 1933. Që është një thyerje nga dominimi i KF Tiranës dhe Dinamos, dy skuadrave më të suksesshme të vendit, ndoshta është një tregues pozitiv, por kur shihen turmat të jo më shumë se 3,000-4,000 tifozëve edhe në ndeshjet e mëdha, pyes veten se çfarë është e ardhmja e futbollit shqiptar. Është një vend që e do këtë lojë, vetëm se jo domosdoshmërisht versionin e luajtur në stadiumet e veta.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.