Shqipëria e futbollit dhe reciprociteti serb

0
SHPËRNDAJE
Loading...

11935588_1172532079428757_4995036271840889101_n
Reshat Ibrahimi

C’ka më shtyu me bë këtë postim?

Së fundmi në mediat shqiptare lexova për angazhimin e një trajneri serb te një klub me emrin “Luftëtari” nga Gjirokastra.

Edhe po them me vetvete sa jam në gazetarinë sportive njëhere nuk dëgjova që një lojtar i Shqipërisë të angazhohet në Ligën serbe, ndërsa lojtarë e trajnerë serb në kampionatin shqiptar sa të duash, madje edhe respektohen!

Aq ju besojnë saqë pas një kohe të shkurtër i bëjnë edhe kapitenë të ekipeve, e cka jo!

O ju vëllezër, a ju shkon në mendje ndonjëherë ta bëni pyetjen, pse futbollistë të Shqipë-risë nuk mund të luajnë në Serbi? Muk kanë cilësi, nuk na perfillin apo ku është problemi?

13524421_1088385561200538_7292344709658964998_n
Skeda aspak “e mbinatyrshme” e trajnerit te ri te Luftetarit (Panorama)

Ju garantoj se nuk janë më të mirë se lojtarët shqiptarë. Dhe argument më të fortë e keni Euro 2016. Ne ishim në Francë, ata jo.

Pastaj kur po vjen koha e përgatitjeve klubet shqiptare mezi presin ti zhvillojnë në Serbi e Mal të Zi. Po vende më të mira për përgatitje sesa Shqiperia as ata nuk i kanë.

Habitem pse aq shumë i lakmojnë vendet serbe dhe lojtarët serb! Nuk jam për urrejtje ndëretnike, por bëja ashtu sic ta bën.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.