“Shqipëria ime si Leicester City në Angli”

0
SHPËRNDAJE

gianni-1

Kombëtarja shqiptare është e ngjashme me liderin e Premier Ligës, Leicester City, për nga mënyra e interpretimit të lojës së futbollit.

Për këtë dakord është edhe trajneri i kuqezinjve Gianni De Biasi, i cili e krahasoi Shqipërinë me Leicesterin, në një intervistë dhënë gazetës italiane “Il Mesaggero”.

“Ne e pëlqejmë mënyrën e lojës së Leicesterit. Nuk ka asgjë personale por në përgjithësi”, tha De Biasi, i cili shkroi historinë me kombëtaren shqiptare, pasi e kualifikoi atë në Euro 2016.

De Biasi po ashtu foli edhe për mundësinë e marrjes në drejtim të kombëtares italiane, duke lënë gjithçka të hapur.

“Zërat që më dërgojnë në bankinën e Italisë? Kurrë mos thuaj kurrë”, tha De Biasi, duke lënë të kuptohet dëshirën e tij për drejtimin e Italisë.

De Biasi ka kontratë edhe për dy vitet e ardhshme me Shqipërinë, por që mund të arrihet marrëveshja me FSHF-në për largimin e tij nëse vendos t’i bashkohet Italisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.