Shqipëria, mbrojtja e dytë më e mirë në Europë

0
SHPËRNDAJE

Çdo gjë e bërë nga Kombëtarja në këtë edicion kualifikues është pozitive. Jo vetëm rekordi historik që nuk kemi asnjë humbje, ndërkohë që është luajtur edhe ndeshja e parë e gjysmës së dytë të kualifikueseve.

De Biazi duke biseduar me Lorik Canën
De Biazi duke biseduar me Lorik Canën

Apo edhe fakti që kemi siguruar për herë të parë fazën “play off” për në Europian. E gjithë kjo është realizuar edhe për një fakt tjetër interesant: mbrojtja solide. Shqipëria ka mbrojtjen e dytë më të mirë në Europë. Vetëm dy gola të pësuar (një në barazimin 1-1 me Danimarkën dhe një në fitoren 2-1 me Armeninë) i rendisin kuqezinjtë si mbrojtja e dytë më e mirë në Europë. Më mirë sesa “Cana & CO” (reparti i mbrojtjes së Kombëtares) ka bërë vetëm Rumania, e cila ka pësuar vetëm një gol deri tani (kundër Hungarisë në barazimin 1-1).

Të dytët

Pas Rumanisë, skuadra që gjendet në vendin e dytë në Grupin F dhe ka mbrojtjen më të mirë të Europës me vetëm një gol të pësuar, Shqipëria, Austria dhe Uellsi ndajnë vendin e dytë për statistikat e prapavijës më të mirë. Të tria këto skuadra kanë pësuar vetëm dy gola. Fakti që Shqipëria ka luajtur dy ndeshje kundër Danimarkës, një kundër Portugalisë dhe një kundër Serbisë, tri skuadrave me lojtarë shumë cilësorë dhe ka këtë bilanc golash të pësuar, atëherë reparti i prapavijës që fillon me Berishën dhe më pas Cana, Mavraj, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, Agolli etj., meritojnë respekt. Kjo pa dyshim vjen edhe për shkak të shkollës italiane të futbollit “Koverçano”, nga e cila vjen trajneri ynë i Kombëtares, Xhani De Biazi. Shkolla italiane e famshme që garanton mbrojtje solide.

MBROJTJA MË E MIRË
EKIPI G+/- HUMBJE
Rumania 7/1 0
Shqipëria 7/2 0
Uellsi 9/2 0
Austria 12/2 0
Anglia 24/3 0
Kroacia 16/3 0
Islanda 15/3 1
Belgjika 16/3 1
Spanja 15/3 1
Hungaria 5/3 1
Ukraina 12/3 2

BURIMI: PANORAMA SPORT

http://www.panorama-sport.com/2015/09/shqiperia-mbrojtja-e-dyte-me-e-mire-ne-europe/#sthash.3aLPCSdy.dpuf

S'KA KOMENTE

Comments are closed.