Shqipëria merr një pikë ndaj Danimarkës për të bërë historinë (Video)

0
SHPËRNDAJE

Danimarkë – Shqipëri 0-0

2Danimarka: Schmeichel, Jacobsen, Kjaer, Agger, Durmisi, Hojbjerg, Kvist (J.Poulsen46′), Sisto (Y.Poulsen 46′), Kron-Dehli, Jorgensen, Bendtner. Trajner: Morten Olsen

Shqipëria: Berisha, Ajeti, Cana, Gjimshiti, Agolli, Kukeli, Xhaka, Abrashi (Sadiku 64′), Lenjani (Basha 64′), Gashi (Roshi 83′), Çikalleshi. Trajner: Gianni De Biasi

Kartona të verdhë: Jacobsen 32′, Kjaer 86’/ Agolli 32′, Ajeti 74′, Kukeli 77′, Xhaka 86′
1Shqipëria ka marrë një barazim të vlefshëm pa gola në ndeshjen përballë ekipit të Danimarkës. Ka qënë një ndeshje mjaft e fortë, por në pjesën e dytë danezët kanë qënë më superiorë duke rrezikuar shumë herë të shënonin, por ka qënë portieri Berisha ai që i ka mohuar golin disa herë sulmuesve danezë. Ky barazim na jep një pikë që na siguron vendin e tretë në renditje dhe që na mban sërisht në lojë për të synuar kualifikimin direkt ku jemi me pikë të barabarta me Danimarkën në renditjen e përgjithshme.

Pjesa e parë

E nis direkt në sulm Kombëtarja jonë teksa në sekondat e para fiton një goditje këndi, por që nuk sjell asgjë gjatë zhvillimit të saj. Ekipi i Danimarkës fillon të bëjë presing të lartë, por nuk arrin dot të vërë në vështirësi mbrojtjen e konsoliduar të kuqezinjve, të cilët largojnë çdo rrezik. Minutat në vijim janë të mira për të dyja skuadrat, por portierët respektivë nuk impenjohen aq sa duhet. Loja zhvillohet e fortë në mesfushë ku ka edhe përpasje të shumta, por çdo gjë brënda luftës sportive mes lojtarëve.4

Xhaka është i kudondodhur, ndërsa Kukeli disi në vështirësi. Duhet të vinte minuta e 20′ që të shihnim goditjen e parë në portë, por Bendtner godet mjaft keq duke e dërguar topin jashtë. Pas vetëm pas pesë minutash është ekipi kuqezi që rrezikon. Çikalleshi godet me kokë nga brënda zonës pas krosimit të Lenjanit, por Schmeichel largon në goditje këndi. Minutat në vijim janë të mira për Kombëtaren tonë, por edhe danezët mundohen të shtyjnë perpara. Në minutën e 28′ kuqezinjtë kanë një shans të mirë shënimi pas topit që Gashi vertikalizon për Lenjanin, por ky i fundit vetëm sa e devijon topin duke e dërguar jashtë kuadratit.

11951274_801143929983532_3153737953122604366_nGashi dhe Çikalleshi mundohet të dalin përpara në sulm, por çdo gjë është e vështirë. Megjithatë rastet më të pastra për shënim i ka patur ekipi i drejtuar nga De Biasi, por që nuk është treguar i saktë në rastet e krijuara me Lenjanin dhe Çikalleshi, ndërkohë ekipi danez ishte disi më superior në zotërimin e topit duke krijuar më shumë volum loje, por që nuk u shërbeu për asgjë pasi çdo aksion i tyre u thye nga mbrojtja e hekurt kuqezi, por që shpesh ndihmohej edhe nga mesfusha me Xhakën që ishte lojtari që vrapoi më shumë në këtë pjesë të parë, e cila u mbyll me rrjeta të paprekura dhe me Kombëtaren tonë që u shfaq mirë duke treguar se nuk është rastësisht pretendent për një vënd në Euro 2016.

image
Pjesa e Dytë

Fraksioni i dytë i lojës nis menjëherë me dy zëvëndësime për ekipin danez. Trajneri Olsen hedh në fushë Yousuf dhe Jacob Poulsen për Sisto dhe Kvist të cilët nuk u panë shum në pjesën e parë. Edhe kjo pjesë e dytë nis me një Danimarkë disi më kërkuese. Në minutën e 54′ regjistrohet një rast i mirë shënimi për vëndasit, por goditja e Bendtner devijohet nga Agolli dhe përfundon në goditje këndi. Loja flet më shumë për danezët teksa në minutën e 56 Etrit Berisha bën një mrekulli duke shpëtuar portën pas një goditje me kokë nga Jacob Poulsen. Rastet për ekipin e Morten Olsen nuk mbarojnë këtu teksa vetëm pak minuta më pas gardiani i portës kuqezi shpëton sërisht portën pas një goditje të Nicklas Bendtner.10307360_10206350677704901_826715276554782439_n

Aksionet e nordikevëve janë të vazhdueshme dhe është Etrit Berisha ai që i mohon golin sërisht vëndasve. Në minutën e 60 është sërisht Bendtner që shfaqet përballë portierit të Lazios brënda zonës, por nuk arrin dot të shënojë pasi është Berisha ai që bën një tjetër mrekulli. Me kalimin e minutave ekipi i Danimarkës është më superior, teksa kuqezinjtë mbrohen me mjaft vështirësi në këtë pjesë të dytë. Trajneri De Biasi vendos të ndryshojë diçka në fushë. Dalin Lenjani dhe Abrashi për t’i lënë vendin Bashës dhe Sadikut. Gjithsesi edhe pas këtyre ndryshimeve janë sërisht vëndasit ata që dominojnë, por hasin në barrikadën që mban emrin Berisha. Loja vazhdon dhe mbrojtja kuqezi tregohet e saktë në largimet e topave që vërshojnë brënda zones. Trajneri i kuqezinjve hedh në fushë edhe mesfushorin fierak Odise Roshi për t’i dhënë më tepër impuls sulmit.

Në minutën e 85 ka tension në fushën e lojës. Kjaer ndërhyn me takë ndaj Bashës, por arbitri lejon vazhdimin e lojës, por kur ajo ndalet Kjaer dhe Xhaka kanë diçka për të sqaruar teksa arbitri i ndëshkon të dy me kartonë të verdhë. Duhet të vinte minuta e 92 që Shqipëria të rrezikonte për herë të parë në këtë pjesë të dytë. Pas një kundësulmi, Odise Roshi ka një shans të artë shënimi, por topi i goditur prej tij pritet nga portieri danez. Deri në përfundim të lojës sulmet e Danimarkës ishin të shumta, por pa e rrezikuar aq shumë sa duhet seriozis portën e Kombëtares tonë. Me rrjeta të paprekura përfundon ky takim, dhe Kombetarja kuqezi merr një pikë mjaft të rëndësishme por edhe të vuajtur gjithashtu. Tashmë jemi me pikë të barabarta me Danimarkën në tabelën e klasifikimit, por me një ndeshje më pak.

https://www.youtube.com/watch?v=aywsDwKj7I0

S'KA KOMENTE

Comments are closed.