Shqiperia ngjitet edhe në renditjen e UEFA-s për kampionatet

0
SHPËRNDAJE
Loading...

katJo vetëm ngjitje pozicionesh me Kombëtaren, por edhe me Kategorinë Superiore. Këtë të paktën pasqyron renditja më e fundit e publikuar nga UEFA, në lidhje me kampionatin dhe klubet shqiptare. Vjet gjendeshim të 42-ët, ndërsa tani Superiorja jonë pozicionohet në vendin e 39-të të këtij klasifikimi me 54 kampionatet e shteteve anëtare të organizmit europian, që pasqyron në fakt rezultatet përgjatë edicionit të kaluar futbollistik. Teksa vendin e parë e mban kampionati i Spanjës, i ndjekur nga Bundesliga dhe Premier League.
rendKur vjen puna te klubet, sipas ecurisë që kanë pasur vitet e fundit në Kupat e Europës, vendin më të mirë nga shqiptarët e mbajnë natyrisht kampionët e Skënderbeut, që qëndrojnë në pozicionin numër 228, duke lënë prapa klube austriake apo edhe rumunë. Veç bardhekuqve në renditje figurojnë më poshtë edhe Kukësi i 292-ti, Flamurtari i 362-ti, Laçi i 373-ti, Tirana e 374-ta, Teuta e 402-ta, Vllaznia e 403-ta, ndërsa më e fundit nga skuadrat shqiptare është Partizani, i 417-ti.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.