Shqipëria, një “kamikaze” e bukur në Austri

0
SHPËRNDAJE

Austri – Shqipëri 2-1

Shënues: Janko 6′, Harnik 13′ / Lenjani 47′

image

Shqipëria e nis në mënyrën më të keqe këtë miqësore duke pësuar 2 gola që në start. Nuk shqetëson vetëm fakti se kemi pësuar 2 herë, por mënyra si janë pësuar këto gola është një alarm për prapavijën tonë. Shqipëria në rreshtimin e përhershëm 4-5-1 me një stradegji mbrojtëse teksa Hysa-Lila janë dobio mbrojtësit e krahut të djathtë dhe në krahun tjetër Agolli-Lenjani sërish janë një dyshe mbrojtëse që tregojnë qartë idenë e trajnerit De Biasi. Me Balën në sulm Shqipëria është e pafuqishme për të goditur kuadratin dhe për të reaguar. Austria më e qartë mund edhe të na kishte ndëshkuar me golin e 3-të.

Pjesa e dytëlenjani-1-768x395

Në këtë fraksion trajneri De Biasi i ka marrë mirë masat për të riparuar gabimet e 45 minutave të para. Roshi dhe Cikalleshi i zënë vendin Lilës dhe Balës. Ndeshja ndryshon si me buton, shënojmë një gol shumë të bukur me Lenjanin sapo starton pjesa e dytë, shifrat ngushtohen në 2-1 në favor të austriakëve. Ndërkohë që Shqipëria duket e ringjallur dhe kërkon të barazojë sfidën.

Jonuzovic tenton hera-herës të shënojë, por përgjigjet në lartësinë e duhur Berisha.

Odise Roshi shtyn shumë në krahun e djathtë, kroson në zonë, por topat që kalon komple pasqyrën e portës nuk shfrytëzohet nga sulmuesit tanë.

Ndërkohë që pas minutës së 70 Shqipëria ka në kontroll lojën, qarkullon topin dhe nervozon skuadrën dhe tiforizë vendëse. Është krejtësisht ndryshe Shqipëria në pjesën e dytë.

Në minutën e 78 vjen një goditje për formacioin tonë. Kace ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe automatikisht i kuq duke na lënë me 1 më pak. Ndërkohë që De Biasi nuk trembet, nxjerr nga loja Lenjanin dhe aktivizon sulmuesin Sadiku. Nuk kemi çfarë të humbasim.

Në plan të parë duket sikur frenat e lojës i merr në dorë skaudre vendase. Gjithsesi Shqipëria mundohet të rezistojë, por inferioriteti numerik ndikon dhe austriakët kanë diçka më shumë pas largimit të Kaces.

Sadiku nga  e majta fiton një goditje dënimi. Shqipëria merr zemër dhe del në sulm, por rrezikon të pësojë në kundërsulm, por austriakët shpërdërojnë në superioritet numerik në një aksion.

Në 5 minutat e fundit dalin nga loja Xhaka dhe Abrashi dhe në fushë janë Kukeli dhe Basha.

Në sekondat e fundit Berisha shpëton një rast të pastër për golin e tretë.

Në këto shifrat 2-1 në favor të Austrisë mbyllen 90 minutat e kësaj sfide.

Megjithë grintën e treguar në pjesën e dytë, skuadra jonë vuajti fillimin e sfidës me dy gola të pësuar në stilin “kamikaz” ku mbrojtësit tanë u “vetëflijuan” në momentet e golave. Gjithsesi, ajo që na gëzon është reagimi i skuadrës në pjesën e dytë ku u tregua qartë se De Biasi me të vërtetë është ai që zgjedh formacionin dhe askush se diskuton këtë, por lojtari si Roshi e fitojnë formacionin me “dhunë” pa pasur nevojë për miq të jashtëm apo brendshëm të kombëtares…

S'KA KOMENTE

Comments are closed.