Shqipëria, ja kundërshtarët e mundshëm për “Rusia 2018”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kombëtarja/ Shqipëria më 25 korrik do të njohë kundërshtarët e saj drejt Botërorit të Rusisë.

Kuqezinjtë do të jenë në vazon e tretë, falë rezultateve të shkëlqyera të arritura në këto eliminatore dhe në këtë mënyrë do të evitojnë fqinjët e Greqisë dhe Serbisë, që ashtu si dhe ne janë në vazon numër tre.
image
UEFA do të dërgojë 13 përfaqësuese nga 54 të tilla që marrin pjesë në grupet kualifikuese, në këtë Botëror, plus Rusia, si vendi organizator. Shorti kualifikues për “Eurozonën” në “Rusia 2018″ do të hidhet më 25 korrik, ndërsa ndeshjet do të fillojnë të luhen në shtator të vitit të ardhshëm. Tani kombëtarja kuqezi ka edhe një tjetër shans për të t’u futur në një botëror, pasi edhe kundërshtarët që mund të jenë në grup e lejojnë diçka të tillë.

Vazot para shortit të “Rusia 2018″

Vazo 1: Gjermania, Belgjika, Hollanda, Portugalia, Rumania, Anglia, Uellsi, Spanja dhe Kroacia.

Vazo 2: Austria, Sllovakia, Italia, Zvicra, Çekia, Franca, Islanda, Danimarka dhe Bosnja e Hercegovina.

Vazo 3: Ukraina, Skocia, Polonia, Hungaria, Suedia, Shqipëria, Irlanda Veriore, Serbia dhe Greqia.

Vazo 4: Turqia, Sllovenia, Izraeli, Irlanda, Norvegjia, Bullgaria, Ishujt Faroe, Mali i Zi dhe Estonia.

Vazo 5: Qipro, Letonia, Armenia, Finlanda, Bjellorusia, Maqedonia, Azerbajxhani, Lituania dhe Moldavia.

Vazo 6: Kazakistani, Luksemburgu, Lihtenshtajni, Gjeorgjia, Malta, San Marino dhe Andorra.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.