Shqipëria nuk e nis mbarë. Mposhtet nga Kroacia

0
SHPËRNDAJE

Shqipëri U17-Kroaci 0-1 U17
Golat: Krizmanic 78’ (pen)
Shqipëria: Malaj, Murati, Malo, Smajlaj, Shima, Arapi (Gjini 37’), Bozhanaj, Bullari (Kuqi 57’), Morina, Pici, Mazari (Ibrahimi 46’).
Kroacia: Ziger, Iličić (Svržnjak 64’), Vušković, Hrvoj, Čuić (Kuprešak 64’), Brnić (Jenjić 71’), Fruk, Šarić, Marin, Putnik, Krizmanic.
Gjyqtarë: Mykola Balakin, Andrii Skrypka (Ukrainë), Radek Kotik (Çeki)
Kartonë të verdhë: Bullari 51’, Smajlaj 63’, Pici 80′ / Iličić 18’, Brnić 22’, Vušković 37’, Jenjić 72’, Svržnjak 80′
Karton i kuq: Smaljaj 77’

Kombëtarja shqiptare e futbollit U-17, e drejtuar nga trajneri Dzemal Mustedanagic, ka luajtur sot, në “Selman Stermasi”, ndeshjen e parë të turneut zyrtar të UEFA-s, i vlefshem për kualifikueset e Kampionatit Europian të kësaj grupmoshe.

Turneu në fjalë po zhvillohet në Shqipëri, në periudhën 19-25 tetor. Në të garojnë Shqipëria U-17, Spanja U-17, Kroacia U-17 dhe Lihtenshtejni U-17, përkatësisht në grupin e dytë.

Ballafaqimi i parë për kuqezinjtë ka qenë ndaj homologëve kroatë. Mes tyre është luajtur një lojë e hapur, me përpjekje të dyja skuadrave për të shënuar në portën respektive, por për t’ia arritur kësaj ka munguar qartësia dhe rrjedhshmëria në pjesën më të madhe të aksioneve.

Edhe tentativat me goditje nga distanca, sikurse ishte ajo e Morinës në minutën e 73-të, e pritur mrekullisht nga portieri kroat, nuk kanë rezultuar të suksesshme. Por, në minutën e 78-të, Smajlaj bën një ndërhyrje të dyshimtë në zonën tonë, që për kryesorin ukrainas është penallti. Nga pika e bardhë godet saktë Krizmanic, duke vendosur fatin e kësaj sfide, që fitohet në mënyrë episodike dhe minimalisht nga kroatët. Po për grupin tonë, sot ka luajtur edhe Spanja me Lihtenshtejnin, ku iberikët kanë fituar pastër, 3-0.

Lista U17

Ky është kalendari i ndeshjeve:
19 tetor
12:00 / Spanjë-Lihtenshtejn 3-0, “Niko Dovana”
14:00 / Shqipëri-Kroaci 0-1, “Selman Stermasi”

22 tetor
12:00 / Spanjë-Shqipëri, “Selman Stermasi”
14:00 / Kroaci-Lihtenshtejn, “Elbasan Arena”

25 tetor
14:00 / Kroaci-Spanjë, “Elbasan Arena”
14:00 / Lihtenshtejn-Shqipëri, “Selman Stermasi”

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.