Shqipëria U-19 humb por tregon progres

0
SHPËRNDAJE

I ka humbur të treja takimet eliminatore të Europianit të ardhshëm Kombëtarja U-19 e femrave që tashmë drejtohet nga Nevil Dede, por në të vërtetë kemi të bëjmë me një ekip që po merr pamje tjetër, duke bërë paraqitje gjithnjë e më të mira e duke treguar një nivel në rritje edhe pse pothuajse të gjithë kundërshtarët i ka patur shume më të përparuar e me kushte të pakrahasueshme.

Këtë e tregojnë edhe dy humbjet me rezultate mëse të pranueshme e deri edhe premtuese si 4-2 ndaj Skocisë e 3-1 ndaj Ukrainës, ndërsa tjetër histori ishte takimi i parë ku vajzat tona u mundën thellë 8-1 nga vendaset e Austrisë. Po ndodh edhe diçka e habitshme që me ardhjen e Dedes si trajner në Kombëtaren U-19 të femrave.

U-19 Montenegro - Albania 2-4 may 2015 (2)
Ekipi fitues ndaj Malit të Zi

Deri në momentin që Dede mori detyrën, Shqipëria U-19 nuk kishte shënuar asnjë gol në gjashtë takimet e saj të para. E tani nën drejtimin e ish-mbrojtësit të njohur të Kombëtares sonë, Shqipëria po bëhet më sulmuese duke shënuar nëntë gola në gjashtë takime, ku spikat fitorja 4-2 ndaj Malit të Zi në Tivar, në qershor të këtij viti.

Ja skeda e takimit të fundit eliminator zhvilluar ditën e dielë:

St. Polten, AUSTRI 20 Shtator 2015
Eliminatoret e Europianit 15/16
UKRAINË – SHQIPËRI 3-1
(Vitaliia Budaieva 43, Tetiana Polyukhovych 45, Majlinda Kadolli autogol. 67 ; Antigona Behluli 91)
Ardiola Raxhimi (Djellza Musa 46), Majlinda Kadolli, Desantila Koldashi, Ambra Gjergji, Antigona Behluli, Valbona Lipe, Elmedina Shega, Anxhela Aliu, Greis Domi, Mirsada Skutina (Sabina Kasa 56), Egzona Zeka (Valbona Popa 73). Trajner: Nevil Dede.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.