Shqipëria U-19 mundet në finale, në Turneun e Romës

0
SHPËRNDAJE

roma-capus-mundi-620x450
Kombëtarja U-19 është mposhtur në finalen e turneut të përvitshëm ndërkombëtar “Roma Capus Mundi” zhvilluar në kryeqytetin italian.

Ekipi i drejtuar nga Arjan Bellai u shpartallua 5-0 nga Rumania, fituese e Grupit A.

Përfaqësuesja jonë bënte pjesë në Grupin B të këtij turneu. Në ditën e parë, kuqezinjtë e vegjël triumfuan ndaj Maltës pas gjuajtjes së penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll pa gola.

Në ditën e dytë Shqipëria mposhti Uellsin 1-0, duke marrë përkohësisht kryesimin e grupit.

Takimi tretë kundër Lacio C.R. (Comitato Regionale) shënoi edhe fitoren e dytë për skuadrën tonë. Një gol i shënuar Valdrin Mustafa mjaftoi për të siguruar vendin e parë në grup dhe finalen e turneut.

Pas disfatës, trajneri Bellai u shpreh për faqen zyrtare të FSHF-së: “Sigurisht, qëllimi i pjesëmarrjes në këtë turne nuk është rezultati, por vëzhgimi i lojtarëve, i gjendjes së tyre dhe eksperimentimi i skemave të ndryshme. Megjithatë, kjo nuk e justifikon rezultatin e ndeshjes finale. Kundër Rumanisë nuk luajtëm mirë dhe i krijuam shumë hapësira kundërshtarit. Gjithsesi, ishte një mësim që do të jetë tema kryesore e një analize të hollësishme, për të nxjerrë përfundime për të ardhmen. Do të na duhet të punojmë shumë për t’u ngjitur në nivelin që ne kërkojmë nga kjo skuadër”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.