Shqipëria U-19 “shpërfytyrohet” ndaj Norvegjisë

0
SHPËRNDAJE

Kualifikueset/ Shqipëria U-19 i ka mbyllur turpshëm ndeshjet kualifikuese, duke u thyer keqas 7-1 nga Norvegjia në ndeshjen e tretë në grup.

U mundëm në dy ndeshjet e para, por duke luajtur mirë, ndërsa fitorja me 3 gola diferencë mund të na kualifikonte.

Shqiperi U19 – Norvegji U19

E nisëm mirë, shënuam të parët dhe u zgjuan shpresat, por ishte flakë kashte, sepse më pas nisi furtuna skandinave, me 4 gola që në pjesn e parë.

Shpërfytyrim, e pafalshme për një skuadër me shumë talente, por duket qartë që duhet shumë punë për të arritur nivelin e synuar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU