Shqipëria U17 e nis me humbje ndaj Italisë

0
SHPËRNDAJE

U17 ne itali

Ka nisur me humbje aventura e Kombëtares Shqiptare U-17 në Eliminatoret e Kampionatit Europian që do të zhvillohet vitin e ardhshëm. Skuadra kuqezi e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç u mund 1-0 nga Italia, e cila pret në shtëpi ndeshjet e Grupit 4.
Sfida e luajtur në stadiumin e Ravenës, ku i pranishëm në tribunë ishte dhe trajneri Xhani De Biazi u vendos vetëm në pjesën e dytë. Në pjesën e parë vendasit ishin më kërkues, duke iu afruar më shumë golit të epërsisë.
Nga ana tjetër futbollistët shqiptarë nuk arritën të shfrytëzojnë e pakta për të gjetur rrugën e rrjetës. Me rikthimin në fushë Italia shtoi presionin dhe në minutën e 62-të arriti të shënojë golin e avantazhit me Merolën.
Të kota përpjekjet e formacionit kuqezi për të barazuar shifrat, ndërsa një fakt interesant në këtë sfidë ishte aktivizimi me Italinë i dy lojtarëve me origjinë shqiptare. I pari që u hodh në fushë ishte Rilind Nikovazi, sulmuesi që luan me Atalantën. Më pas u aktivizua edhe Alesandro Ahmetaj, mesfushori që është pjesë e Çezenës dhe që kërkohet nga shumë klube të mëdha të Serisë A. /minuta90.com/

Shqipëri-Itali 0-1

Goli: Merola 62′

Shqipëria: Sinani, Doda (57’ Isufi), Rama, Pjetri, Liço (63’ Lekaj), Kalaj, Kumbulla, Gavazaj, Oshafi (41’ Marishta), Lakti, Kraja Tr: Xhemal Mustedanagiç

Italia: Ghidotti, Bellanova, Campeol, Rizzo Pinna, Anzolin, Bettela, Caligara (78’ Ahmetaj), Pellegri (72’ Nivokazi), Biancu (89’ Visconti), Merola, Candela Tr: Emiliano Bigica

Kartonë të verdhë: Lakti, Liço/ Anzolin, Caligara, Candela

S'KA KOMENTE

Comments are closed.