Shqipëria U17 mposhtet nga Fyrom-i

0
SHPËRNDAJE
Loading...

u17_ne_itali16Shqipëria U-17 ka humbur edhe ndeshjen e saj të tretë dhe të fundit në eliminatoret e Kampionatit Europian të vitit 2017. Skuadra e drejtuar nga trajneri Dzemal Mustedanagiç, nuk ka arritur do të marrë asnjë pikë në këtë aktivitet. Në ndeshjen e fundit kuqezinjtë janë mundur nga Maqedonia me rezultatin 2-1.

Pavarësisht, se kanë kaluar të parët në avantazh, ata nuk e ruajtën dot të njëjtin ritëm. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-0 pas një loje të mirë të skuadrës tonë. Në pjesën e dytë, Bullari e ka kaluar shqipërinë në avantazh në minutën e 52. Vetëm dy minuta më pas ka ardhur edhe avantazhi i maqedonsave me anë të Kolevskit.

Stratorski në minutën e 64, realizoi edhe golin e dytë që ishte ai i fitores për skuadrën kundërshtare. Por kjo fitore, nuk i mjaftoi fqinjëve tanë lindorë për të shpresuar kualifikimin, pasi në ndeshjen e fundit Italia fitoi pastër 2-0 me Serbinë dhe u rendit e para në grup. Këto dy skuadra u kualifikuan për në “Elite Raund”./fshf.org

S'KA KOMENTE

Comments are closed.