Shqipëria U19, kualifikohet në gjysëmfinalet e “Lazio Cup”

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja e Shqipërisë U19 ka fituar ndeshjen çerekfinale për turneun “Lazio Cup” ditën e sotme ndaj ekipit slloven, Koper me rezultatin 2-1. Ndeshja u luajt në orën 15:00, golat për Shqipërinë u shënuan nga Pasha në min e 25 të pjesës së parë dhe Enes Isufi në minutën e 7 të pjesës së dytë, më pas ka shënuar një gol ekipi slloven ku edhe ngushtoi rezultatin.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani e kanë dominuar këtë ndeshje çerekfinale duke bërë paraqitjen më të mirë në këtë turne, ndërkohë që kujtojmë që kjo është fitorja e dytë radhazi, pasi 19-vjeçarët fituan të enjten ndaj Fiorentinës 1-0. Ditën e shtunë, 27 maj do të luhet ndeshja gjysëmfinale ndaj ekipit të Sampdorias, teksa kjo sfidë do të luhet në orën 11:00. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.