Shqipëria U19 mundet nga Ukraina

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja U19/ Shqipëria U19 nuk ia ka dalë të fitojë ndaj Ukrainës, edhe pse bëri një paraqitje shumë të mirë dhe kuqezinjtë pësuan një gol të evitueshëm.

Supriaha shënoi që në minutën e 30-të për ukrainasit, ndërkohë skuadra e drejtuar nga Erjon Bogani pati të gjithë mundësitë të shënonte, por portieri kundërshtar u bë pengesë.

Shqiperi U19 – Ukrainë U19 0-1

Në fillimin e pjesës së dytë Ukraina mund ta mbyllte ndeshjen me anë të një penalltie, por vlonjati Qirko priti goditjen e lojtarit kundërshtar dhe e mbajti Shqipërinë në lojë, por pa mundur dot të shënohet goli që do t’u jepte kuqezinjve një pikë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU