Shqiponja në Skandinavi, don 3 pikët në kthetra me i shti!

0
SHPËRNDAJE

Shqiponja në mitologjinë shqiptare është një nga shpendët mitikë më të nderuar nga shqiptarët, e rrethuar prej gjithfarë besimesh e legjendash. Thuajse të gjithë shqiptarët e kanë konsideruar vrasjen e saj një mëkat të madh. Por edhe në rastet kur vrisnin ndonjë, trupin e saj e hapnin në pozë fluturimi mbi ndonjë dru në kopësht a në arë, sepse besonin se kësisoj pemët apo arat do të kishin prodhime të mbara.

11951119_888698404558252_1287174094401226681_n
Shqiponja është simbol diellor; përfaqëson të gjithë zotat e qiellit, diellin në zenith. parimin shpirtëror, ngjitjen, frymëzimin, çlirimin nga skllavëria, fitoren krenarinë, soditjen, apoteozën, pushtetin mbretëror, autoritetin, fuqinë, lartësinë, element i ajrit.

tifozat-kuq-e-zi-_216418

Gjatë shtegëtimit të saj Shqiponja kuqezi ka kaluar shumë kufinj, male, detra, liqene, lumenjë. Është kushtrimi i ngjyrave të zemrës, i ngjyrave kuqezi. Kombëtarja jonë nuk udhëton asnjëherë e vetme. Ata, me De Biazin në krye, duken si një grup i vogël luftëtarësh të cilët sypatrembur udhëtojnë në fushëbeteja të reja. Kundërshtarët në fillim s’e pandehin forcën e tyre, i duken të vegjël, i duken të pakët në numër. Ata shikojnë vetëm tokën, llogarisin vetëm çfarë shohin pa i ngritur sytë në qiell.

auto_Shipcaty1412856826

Të njejtin gabim bënë edhe ata të Beogradit! Bllokuan dyert e stadiumit, kufijtë, i donin të pakët luftëtarët tanë që t’i mposhtnin një e nga një. Por teksa nga toka ushtria e De Biasit kishte marrë rrugën, në sinkron nga qielli një Shqiponjë vëzhgonte gjithçka. Dhe më pas në Beograd ndodhi ajo që ndodhi; histori e vjetër, mos t’i rikthehemi sërish. Gladiatorët kuqezi asnjëherë s’do të jenë të vetëm.

lenjani1-1024x751OK

Në cdo vend të Botës shqiptarët janë të shumtë në përkrahje të Kombëtares. Ata vinë nga qielli të simbolizuar nga një Shqiponjë, e cila tashmë ka marrë rrugën drejt Skandinavisë, atje ku janë zhvilluar shumë përpleshje në kohërat e luftërave të vjetra me shpata, harqe, shtiza, etj. Por tashmë është koha e luftërave moderne. Udhëtojmë për të arritur ëndrrën e popullit shqiptar, një emocion asnjëherë më parë i përjetuar. Shqiptarët duken si një popull që po shkon drejt tokës së premtuar.

balaj_3198

Për ne pjesëmarrja në Europian është njësoj si një ujëvarë në mes të shkretëtirës. Diçka e vecantë, por që duhet të mos e lëshojmë pikërisht tani në fund. Mbeten edhe pak beteja për të arritur të paimagjinueshmen deri dje, por që sot është një realitet i afërt.

fluturakja3

Në fakt e gjithë bota po çuditet, ata analizojnë lojtarët tanë, analizojnë taktikat e De Biasit dhe mirë bëjnë. Trajneri, stafi, futbollistët, të gjithë kanë meritat e tyre, por padyshim merita kryesore dhe ajo çka kundërshtarët tanë s’do të arrijnë të kuptojnë asnjëherë është shpirti i një shqiponje, shpirti i vuajtur i shqiptarëve, i cili mes shumë peripecish, në fund arrin destinacionin e kërkuar.

11721154_10206034306950155_1903954550_n

Misioni i rradhës është Danimarka. Tashmë Shqiponja është nisur në Skandinavi, don tri pikët ndër kthetra me i shti!

S'KA KOMENTE

Comments are closed.