Shqiptarët e Champions, para vështirësive të mëdha në grupe

0
SHPËRNDAJE
Loading...

agoFaza e grupeve të Champions do të shohë edhe disa shqiptarët si “aktorë” të mundshëm të spektaklit të futbollit europian. Megjithëse vetëm dy, Agon Mehmeti (Malmo) dhe Endri Çekiçi (D.Zagreb) kanë pranuar të luajnë për ngjyrat kuqezi. Kështu, për Malmo, goglat kanë dhuruar një short shumë të vështirë, përderisa skuadra e sulmuesit Agon Mehmeti është në grupin A me PSG-në, Real Madridin e Shakhtarin. Kurse për 18-vjeçarin Endri Çekiçi dhe Dinamon e Zagrebit (ku luan edhe shqiptari i Maqedonisë, Ademi), është rezervuar grupinF me Bayern Munihun, Arsenalin dhe Olympiakosin, aty ku luan shqiptari i natyralizuar zviceran, Pajtim Kasami.
Më tej, ndër shqiptarët e tjerë të natyralizuar, gjejmë Granit Xhaka me Mönchengladbach që është në grupin e ferrit, me Juventusin, Manchester City dhe fituesit e Europa League, Sevilla. Kurse Admir Mehmedi me Bayer Leverkusenin do të luajë kundër Barcelonës, kampione në fuqi, si dhe me Romën, nënkampione të Italisë.
januKosovari i lindur në Belgjikë, Adnan Januzaj me Manchester Utd janë favoritë të grupin B, pasi do të përballen me PSV, CSKA e Moskës e Wolfsburg. Nga ana tjetër është edhe mbrojtësi shqiptar i Kombëtares gjermane, Shkodran Mustafi, i cili me Valencain duket se është në një grup jo aq të fortë, pasi janë shortuar me Zenitin, Lyonin dhe Gentin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.