Shqiptarët e Serisë B të Italisë, gola dhe kartonë (Video)

0
SHPËRNDAJE

Ledjan Memushaj, Pescara: Ka arritur një barazim jashtë fushe më rëndësi Pescara por ka pësuar golin e dytë në minutat shtesë duke humbur kështu dy pikë. Po në kohën shtesë, është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë mesfushori Ledjan Memushaj duke lënë para kohe fushën e lojës ndërsa kishte shënuar një gol të bukur me të djathtën në ’80. Ishte goli i dytë për Memushajn këtë vit por Pescara gjendet disi larg nga kreu.

Armando Vajushi, Livorno: Humbje të papritur ka pësuar Livorno në shtëpi 1-2 ndaj Spezias, pas  katër fitoreve në katër javët e para. Për Livornon hyri në lojë në ’62 Vajushi.

Thomas Strakosha, Salernitana: Ka fituar 2-1 ndaj Ternanës Salernitana duke u ngjitur në vendin e shtatë me tetë pike por me Strakoshën në stol, një vendim disi i papritur nga trajneri duke parë formën e mirë që gëzonte lojtari shqiptar.

Fabio Sakaj, Modena: Asnjë minutë për të riun 17 vjeçar të Modenës që fitoi 1-0 ndaj Lanciano. Sakaj është aktivizuar në një ndeshje këtë sezon dhe në gjashtë gjithsej vitin e kaluar për Modenën në serinë B.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.