Shqiptarët në UEFA Europa League (video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Astana-APOEL 2-1 Vazhdon mospërfshirja e Qazim Lacit nga ekipi qipriot, të huazuarit nga Olympiakos i Pireut. I riu plot talent nuk ka zbritur në fushë për asnjë minutë as në kampionat ndërsa nuk ka asnjë grumbullim në kupat e Europës. Pavarësisht humbjes, APOEL e ka siguruar kualifikimin.

Zurich-Villarreal 1-1 Barazim me vlera ka arritur ekipi fitues i Kupës së Zvicrës ndaj klubit të njohur spanjoll teksa titullar e ka nisur Burim Kukeli i zëvendësuar në ’79 nga sulmuesi i mirënjohur Armando Sadiku që sic dihet i shënoi një eurogol Villarrealit në ndeshjen e parë. Ky barazim i mban shqiptarët ende në vallen për kualifikim.

Shakhtar – Konyaspor 4-0 Për ekipin turk u fut në lojë që në ’16 lojtari i përfaqësueses së Kosoves, Alban Meha duke zëvendësuar të dëmtuarin Çamdalı, por pa mundur ti bëjnë ballë furisë vendase. Kjo humbje e eliminon ekipin e Konyspor nga Europa League.

Liberec – Karabakh 3-0 Asnjë pikë në Ceki për ekipin e Ansi Agollit që edhe kësaj radhe ishte titullar dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes por për të arritur kualifikimin, Karabakh-ut i duhet vetëm një barazim në shtëpi ndaj Fiorentinës e cila humbi 2-3 në Itali nga PAOK.

Roma – Plzen 4-1 Sic pritej, Ergys Kace nuk ka figuruar fare në listën e ekipit cek në përballjen me Romën, teksa problemet me klubin e kanë detyruar mesfushorin shqiptar që me shumë gjasa të rikthehet te PAOK ose të rihuazohet diku tjetër në janar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.