Shqiptari nënkampion karateje në Angli, fiton medalje argjendi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

babe3730b07cd5643cc29d20b5158ea4_xlKarateristi shqiptar Halil Marqeshi është shpallur nënkampion dhe ka fituar medalje argjendi në Angli pas 5 ndeshjeve në kompeticionin JSK England Shotokan Karate Championships 2016.

Në një prononcim të shkurtër për minuta90.com, djali nga Burreli shprehet se 3 ndeshje i ka zhvilluar përballë sportistëve të Kombëtares Angleze.

Shqiptari nën trajtimin e Shyam Harrow ka pasur një përformancë të jashtëzakonshme në këtë sport dhe kjo ka bërë që në janar të këtij viti trajneri i Kombëtares së Anglisë ta ftojë të jetë pjesë e saj. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.