Shteti shqiptar i jep sportit shumë herë më pak para sesa fqinjët

0
SHPËRNDAJE

vlcsnap-7240-06-17-15h53m53s086

Medaljen e parë olimpike nuk dihet kur do ta fitojmë…

Sporti shqiptar qëndron shumë prapa në krahasim me rajonin, pa e ngritur pretendimin deri në Europë. Një nga shkaqet kryesore, padyshim, sasia e financimit nga shteti dhe të ardhurat e tjera.

Shqetësimi vjen si çdo fundviti, ndërsa në Kuvendin e Shqipërisë po diskutohet buxheti e 2017. Një nga specialistët më të mirë, profesor, doktor, Albert Karriqi, lektor dhe studiues në Universitetin e Sporteve flet për fajet e shtetit, ku thotë se pushteti vendor jep rroga për futbollistë privatë dhe nuk investon për terrenet, për të ndihmuar fëmijët të bëjnë sport.

Sportit tek ne i jepet 0.4 për qind të të ardhurave nga lotaritë sportive, ndërsa nga praktika botërore jemi 100 herë më pak.

Ndërkaq, shteti shqiptar, ka buxhet sportiv vjetor rreth 1 milionë euro apo edhe më pak, por profesor Karriqi mendon se duhet zgjidhur më parë problemi kryesor. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.