“Shthuret” mbrojtja, Ukraina i jep leksion kuqezinjve

0
SHPËRNDAJE

Shqipëri – Ukrainë 1-3

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli, Kace, Xhaka, Abrashi, Roshi, Lenjani, Sadiku. Trajner: Gianni De Biasi


Kombëtarja/ Ka rezultuar fatale ndeshja miqësore me Ukrainën për Kombëtaren e Shqipërisë teksa kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 1-3. Ndeshja e luajtur në Bergamo ishte mjaft e hapur nga të dyja skuadrat, teksa ukrainasit përfituaj edhe nga gabimet e kuqezinjve në mbrojtje për të shënuar të 3 golat e tyre. Ndërkohë për Shqipërinë nuk majftoi as Sadiku me golin e tij në minutën e 12′ që barazoi përkohësisht shifrat. Kombëtarja ka shfaqur probleme serioze në mbrojtje, teksa të tre golat e pësuar ishin si pasojë e pakujdesisë së tyre.

Sadiku duke shënuar golin
Sadiku duke shënuar golin

Djemtë kuqezi e nisin sërish ndeshjen të përgjumur në mbrojtje, teksa sërish pësojnë një gol të lehtë që kishin shumë mundësi t’a evitonin. Pas dy daljeve të mira në sulm, në minutën e 8′ Ukraina do të kalonte në avantazh në sulmin e parë të saj. Rakitsky fut një top në zonë nga vija fundore dhe aty Stepanenko i vetëm mes 4-5 fanellave kuqezi ndëshkon Etrit Berishën duke e kapur në kundërkohë.

0-1 dhe është sërish një nisje në malore, por jo çdo gjë përfundon këtu. Djemtë kuqezi nuk dorëzohen teksa goli i barazimit do të vinte shumë shpejtë. Në kundërsulmin e parë pas golit, Shqipëria do të barazojë rezultatin. Një top i gjatë nga mbrojtja gjen devijimin me kokë rë Roshit duke u kthyer në një asist për Armando Sadikun i cili del i vetëm përpara portës. Sulmuesi elbasanas nuk fal teksa mposht portierin kundërshtar.

1-1 dhe Shqipëria merr kontrollin e lojës në duar. Djemtë e De Biasit janë më dominues teksa bëjnë të tyrin topin për më të shumtën e kohës duke luajtur më të qetë dhe të organizuar. Ndërkohë mbrojtja pas atij gabimi, në pjesën e mbetur të 45′ minutave të para mbylli çdo aksion të kundërshtarëve, teksa sulmi dhe mesfusha bënë një punë tepër të mirë duke tentuar me anë të kundërsulmeve duke qenë të rrezikshëm në disa raste. Mundësinë më të mirë për të shënuar golin e dytë dhe të avantazhit e kishte Armando Sadiku në minutën e 36′.

Sulmuesi kuqezi merr një top brënda zonës dhe aty godet me të majtën, por portieri kundërshtar pret në pozicion. Ndërkohë ukrainasit kundërpërgjigjen pak minuta më vonë me anë të një goditje nga jashtë zone, por Berisha është i vëmëndshëm duke e dërguar topin në goditje këndi. Me shifrat 1-1 do të mbyllej kjo pjesë e parë, teksa kuqezinjtë dominuan ndaj ukrainasve.

Pas një pjese të parë të shkëlqyer, e dyta rifillon sërish më një gabim të madh. Ukraina do të kalonte shumë shpejtë në avantazh teksa përfitoi sërish pas një hutimi të mbrojtjes në minutat e para të sfidës. Yarmolenko do të shënonte golin e dytë për ekipin verdheblu për t’i dërguar shifrat në 1-2 në minutën e 49′ duke përfituar nga një kthim topi të grushtuar prej Etrit Berishës. Sërish mbrojtja kuqezi kapet në befasi duke pësuar një gol mëse të evitueshëm.

Reagimi pas pësimit të golit është i njëjti si ai në pjesën e parë teksa djemtë tanë fillojnë një ofensivë të vërtetë drejt portës së Ukrainës, por janë edhe të pafat për të shkuar deri tek goli. Ergys Kaçe në minutën e 53′ tenton me anë të një goditje dënimi, por portieri Pyatov reagon mjaft mirë duke e dërguar topin në goditje këndi. Aksion në vijim është një tjetër rast i artë për kuqezinjtë, por Lenjani është sërish i pafat teksa goditja e tij e befasishme përplaset në shtyllë dhe më pas largohet nga mbrojtja.

Dy raste të pastra, por të pashfrytëzuar siç duhet nga Kombëtarja jonë. Ndërkohë Ukraina mbrohet me forca të shumta duke u përpjekur të reagojë me anë të kundërsulmit, por deri në fund të ndeshjes do të kishte kohë edhe për një tjetër gol. Rezultati do të ndryshonte sërish në minutën e 88′ teksa është Konyoplanka që me golin e tij do t’i dërgonte shifrat në 1-3 duke vulosur përfundimisht ndeshjen.

Miqësorja në Bergamo u mbyll me shifrat 1-3 për Ukrainën, teksa rezultati nuk i përgjigjet lojës në fushë. Më tepër se kjo, tashmë bie në sy fakti se Kombëtarja kuqezi ka një “sindromë” tjetër. Më parë golat i pësonin në fund të ndeshjes, apo edhe në fund në pjesës së parë, tkesa tashmë i pësojnë gjithmonë minutat e para.

Ndërkohë vihet re edhe një problematikë e madhe në mbrojtje, aty ku skuadra ka shumë vështirësi. Kjo humbje duhet t’i shërbejë si leksion De Biasit për të rregulluar prapavijën, pasi deri në “Euro 2016” nuk ka edhe shumë kohë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.