“Shthuret” PSG-ja, Blanc mbron ekipin

0
SHPËRNDAJE

psg

“Futbollistët e mi, kur janë me pushime, mund të bëjnë çfarë të duan.” Laurent Blanc ka dalë në mbrojtje të skuadrës së tij, pas polemikave të lidhura me një festë të PSG në Las Vegas. “Lojtarët kanë pasur tre ditë pushim nga unë pasi fituan Kupën e Ligës. Mendoj se është diçka e mirë që të pushojnë dhe kanë të drejtë të bëjnë atë që mendojnë se është më mirë për ta,” – deklaroi Laurent Blanc.
Ai që zbuloi festën ishte lojtari i regbisë së Italisë, Martin Castrogiovanni, i cili u shfaq në disa fotografi në krah të miqve të tij futbollistë si Ibrahimovic, Pastore, Verratti dhe Sirigu, buzë një pishine. “Kishim nevojë për pushim sepse luajtëm 7 ndeshje në 21 ditë. Uroj që të gjithë futbollistë të jenë argëtuar. Kjo vlen edhe për stafin tim. Fjala pushim duket shfrytëzuar në kuptimin e vërtetë të fjalës. Tani rikthehemi të gjithë në punë.” – tha Blanc.
E vetmja gjë që i intereson trajnerit të PSG është që skuadra të impenjohet në stërvitje dhe në fushën e lojës. “Tani do të nisim punën për ndeshjet e fundit të kampionatit dhe për finalen e Kupës së Francës. I kam të gjithë lojtarët në dispozicion, me përjashtim të Blasie Matuidi, që ka një problem të vogël në gjurin e djathtë. Mua më intereson vetëm që futbollistët e mi të jenë të motivuar për ta mbyllur të gjithë sezonin me fitore,” – përfundoi Blanc.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.