Shtubina: “E dimë recetën për kampionët, Josës i dhuroj çakmak po fituam”

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Skuadra e Vllaznisë duket e rilindur në ndeshjet e saj të fundit në kampionat teksa ka arritur të nisë shkëputjen e madhe në kampionat nga vendi që të dërgon në Kategorinë e Parë. Fitorja në Ballsh i ka bërë me “krahë” kuqeblutë që tashmë kanë shtuar shanset e tyre për mbijetesë. Por pavarësisht distancës prej 9 pikësh me Bylisin, shkodranët ende shprehen se nuk duhet të qetësohen përsa i përket luftës për mbijetesë. Skuadrën e drejtuar nga Armando Cungu e pret një sfidë tepër e vështirë këtë fundjavë teksa do të udhëtojnë në Korçë për t’u përballur me kampionët e Skënderbeut. Në prag të kësaj sfide delikate, “Minuta90.com” ka vendosur të intervistojë kapitenin e Vllaznisë, Ndriçim Shtubina. Ja intervista e tij e plotë.

Ndricim Shtubina-Si është situata në ekipin tuaj për ndeshjen me Skënderbeu?

Skuadra jonë është në një moment të mirë, ndaj shpresojmë edhe të marrim sa më shum pikë tani. Uroj që të kemi edhe fat kete ndeshje. Fati ynë është edhe ishalla i humb çakmaku Josës dhe nëse fitojmë ne do ja blej një çakmak të shtrenjtë. “

Po Cungu se pi duhanin, a ka ndonjë gjë si Josa fat?

“Jo, nuk e pi duhanin. Nuk kam dalluar akoma ndonjë fiksim të tijë.”

-Do ndikojë mungesa Dragojevicit?

Normalisht kur mungon një lojtar i formacionit është pak problem, por kemi alternativën tjetër.”

Veç çakmakut, Josës i ka humbur edhe “Salihi”!?

“Nuk e besoj që e kanë humbur Salihin. Ai do të jetë në fushë, por atë e thonë për të na çorjentuar ne.”

E mbani mend recetën e fitores së fundit ndaj tyre? E keni të qartë si duhet të luani edhe një herë nëse do të kërkoni suksesin ndaj kampionëve?

“Po, ne e dimë se si do luajmë në Korçë dhe se çfarë duhet të për të fituar këtë ndeshje.”

E fundit! Mund të thuhet se e keni siguruar mbijetesën?

Jo jo, ende nuk e kemi siguruar edhe për këtë Cungu na flet për çdo stërvitje. Duhet të jemi të kujdesshëm për çdo ndeshje sepse kemi kalendar shumë të fortë.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.