Shtubina lojtar i lirë, ja ku do luajë lojtari polivalent i Vllaznisë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Ndriçim Shtubina nuk ka humbur kohë për të menduar për klubin e tij të ardhshëm, pas largimit nga Vllaznia. Kapiteni i shkodranëve sinjalizoi “divorcin” me kuqeblutë pasditën e sotme dhe vëtem pak orë më vonë, “VIP SPORT” ka siguruar në mënyrë ekskluzive, foto të takimit të tij me menaxherin e njohur, Elton Marini. Sipas burimeve, është diskutuar për trnasferimin e tij në një tjetër ekip të Superiores dhe në fakt, destinacioni më i mundshëm është Kukësi. Klubi verior e shikon me interes prurjen e 30-vjeçarit, për vetë aftësinë e tij për të luajtur në shumë pozicione të fushës, duke qenë një “xholi” mjaft i vlefshëm. Në karrierën e tij, Shtubina ka veshur për shumë vite fanellën e Vllaznisë, por edhe atë të Skënderbeut e Flamurtarit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.