Shtubina: Luaj edhe portier nëse Vllaznisë i nevojitet

0
SHPËRNDAJE

FUTBOLL VLLAZNIA KASTRIOTI - Lojtaret e Vllaznise, duke festuar shenimin e nje goli, gjate ndeshjes se futbollit, Vllaznia-Kastrioti i Krujes, 2-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin "Loro Borici" ne qytetin e Shkodres.Skuadra e Vllaznisë është përpara një ndeshje shumë të vështirë ndaj Flamurtarit. Dëmtimi i Arbrit ka krijuar një hendek në rradhët e të besuarve të Armando Cungu. Në seancat stërvitore skuadra kuqeblu po përkushtohet gjatë të gjithë javës për të qenë e gatshme ndaj Flamurtarit në një sfidë që vlen mbijetesën, pasi si për shkodranët edhe për vlonjatët, ende s’janë mbyllur këto llogari.

Vllaznia gjatë një seance stërvitore
Vllaznia gjatë një seance stërvitore

Në krahun e djathtë të mbrojtjes është provuar kapiteni Shtubina, por një zgjedhje mund të jetë edhe i riu Ambroz Kapaklija. Por deri në ditën e ndeshjes do të vendos stafi tenikë duke bërë zgjedhjen e duhur.

Minuta90.com ka kontaktuar kapitenin e kuqebluve, të palodhurin Ndricim Shtubina, i cili si gjithnjë është tepër i gatshëm të sakrifikoj për skuarën e zemrës: Vllaznia ShtubinaDeri ditën e ndeshjes do të vendos trajneri kush do të aktivizohet në mbrojtje, në të djathtë. Mbase edhe unë apo Kapaklija. Këto punë janë të trajnerit, unë jam i gatshëm të luaj edhe në mbrojtje. Këtë sezon jam aktivizuar në shumë pozicion, por kjo nuk përbën problem. Për Vllazninë time unë luaj edhe portier nëse nevojitet.” – Ka përfunduar prononcimin e tij Ndricim Shtubina, enkas për Minuta90.com.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.