Shtubina: Po kalojmë një formë të mirë, por kemi mundësi për më shumë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

shtubina1-470x271Kapiteni i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, pas ndeshjes me Skënderbeun, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Elvis Rexha, u shpreh i kënaqëur me paraqitjet e ekipit të tij, sidomos ndaj ekipeve më të forta, por gjithashtu tha se shkodranët kanë mundësi për të arritur edhe më shumë.

“Personalisht po kaloj një formë të mirë, por nuk më takon mua të flas për objektivat e ekipit. Ndeshje pas ndeshje ne i marrim gjërat me radhë. Duhet të rrimë me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë punën.”

“Rezultatet ndaj ekipeve të forta? Kënaqesh kur sheh këto rezultate që kemi arritur me skuadra më të forta, edhe pse mundësitë janë për t’i fituar edhe këto ndeshje. Skuadra ka cilësi dhe në ndeshjen e fundit e kemi rregulluar disi edhe pjesën e lojës kur e kemi ne topin në zotërim. Kemi rregulluar disa gabim dhe këto pikë po i marrim me shumë kujdes”,-mbylli prononcimin e tij, kapiteni i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.